Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ekspertët: Marihuana ka pasoja negative, interesi i popullit është para interesave shtetërore

Shkup, 24 nëntor, zhurnal.mk – Qeveria në Maqedoninë e Veriut po merr në konsideratë lejimin e përdorimit të marihuanës në kafe dhe vendet turistike në kryeqytetin, Shkup dhe në vendet e tjera turistike, si buzë liqenit të Ohrit.

“Ideja është që të lejohet konsumimi i marihuanës në kafene, si në ato ekzistuese dhe ato të reja, dhe në vendet turistike, përfshirë Shkupin, nëse respektojnë disa standarde të ventilimit, provën e origjinës së marihuanës dhe kështu me radhë”, tha kryeministri Zoran Zaev për DW.

Nga ana tjetër, ai shtoi se qeveria parashikon një rregullim të rreptë në këtë sferë, duke marrë Amsterdamin në Hollandë si një shembull.

Për luftën drejt legalizimit të kanabisit folem me aktivisten Mirjana Najçevska e cila për Zhurnal thotë se në këto çështje duhet të shkohet hap pas hapi.

Ajo potencoi se te ne duhet të fillojmë së pari me dekriminalizimin e marihuanës, gjegjësisht njerëzit të mos ndjeken penalisht dhe të dënohen për shkak të pasjes së 1,2,3 gram marihuana për nevoja personale.

“Pastaj duhet të hapet debat publik për atë se në çfarë mënyre do të mund të zbatohet legalizimi i shfrytëzimit të marihuanës. Së pari për përdorim medicinal, ndërsa pastaj edhe për atë që paraqet shfrytëzim individual. Këtë që e dëgjoj unë për momentin, nuk është legalizim por është komercializim i marihuanës, gjegjësisht shfrytëzim i marihuanës për fitim të parave për zhvillim të biznesit. Domethënë këto janë pak çështje të ndryshme, pikërisht për shkak të kësaj është e duhur debati publik në të cilën do të shqyrtohen eksperiencat e ndryshme dhe mënyrat e ndryshme që kjo mund të bëhet”, ka deklaruar për Zhurnal, Mirjana Najçevska, aktiviste.

Ndryshe, përdorimi i kësaj bime, varësisht prej politikave shtetërore, kryesisht është i ndaluar për qëllime rekreative, por ka edhe shtete të cilat e lejojnë, por me kushte të veçanta.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Bashkim Selmani për Zhurnal tha se është moment specifik, që këtë temë e kanë disktuar që nga regjimi i kaluar i Gruevskit duke i ditur qëndrimin e tija që aspak nuk është kujdesë për jetën dhe komoditetin e qytetarit.

Ai mes tjerash thotë se me keqardhje kryeministri aktual më tepër e ka vendosë interesin nacional, lëndët narkotike, që sipas tij është një fatalitet për gjithë neve si shtetas të Maqedonisë.

“Kjo është përzgjedhja e rrugës më e keqe që mund t’i bëhet shtetit kur dihet se aktualisht jemi në kohë pandemie kur dita ditës vdesin njerëzit. Domethënë këtu aspak nuk ka interes për jetën e njeriut për komoditetin e njeriut. Ai nëse mendon se Holanda dhe vendet tjera kanë standarte, duhet të shifet se sa është varfshmëria dhe vdekshmëria te këta persona, gjegjësisht numri i saktë. Si do të gjejë ai mekanizma të kontrollojë se sa i takon një individi ose mënyrave tjera, në faktë është kjo një çështje fataliteti dhe unë besoj se është e papranuar kjo që mundohen, nëse e kanë vendosë në interes nacional të shtetit, atëherë ne gjithë duhet të jemi kundër shtetit, sepse kjo është akt vetëvrasje të cilën në asnjë mënyrë kategorike nuk duhet të lejohet një proces i tillë”, ka deklaruar për Zhurnal, Bashkim Selmani, profesor universitar.

Në Maqedoninë e Veriut, përdorimi i kanabisit për qëllime rekreative është vepër penale që dënohet me burg, ndërkaq lejohet për ato mjekësore. Disa aktivistë në vend, vazhdimisht kanë ndërmarrë iniciativa që i njëjti të lejohet edhe për përdorim rekreativ. Arsyetimet e tyre janë se sipas ligjeve aktuale në vend, marihuana barazohet me drogat e rënda sintetike, siç janë kokaina apo heroina.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq duke folur në “Konferencën ndërkombëtare për “modelet e rregullimit të drogave”, organizuar nga Koalicioni “Margjinat” dhe HOPS tha se është mirë që në vend u hap një debat i gjerë shoqëror për dekriminalizimin e marijuanës.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, sipas Mariçiqit, rregullimi cilësor i kësaj çështje mund të sjellë më shumë përfitime për shtetin në drejtim të rregullimit të tregtisë me marijuanë, zvogëlimin e krimit dhe natyrisht përfitimet ekonomike, veçanërisht në turizëm dhe hotelieri.

“Natyrisht që jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje komplekse dhe kjo është arsyeja pse ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, ​​përkatësisht në krijimin e modalitetit se si do të kryhet dekriminalizimi, përveç publikut profesional dhe ekspertëve, duhet të përfshihen edhe organizatat joqeveritare, përkatësisht organizatat e shoqërisë civile të cilat munden gjithashtu të kontribuojnë në cilësinë e zgjidhjes. Debati tani është i hapur dhe vazhdon”, theksoi Ministri Mariçiq.

Shoqata e prodhuesve të kanabisit mjekësor “Makkabanis” në dhjetor kanë dërguar apel deri te partitë më të mëdha politike në vend që urgjentisht t’i miratojnë ndryshimet e Ligjit për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Përndryshe Maqedonia e Veriut ka lejuar që marihuana me përdorim medicinal të shitet në farmaci që nga viti 2016, kur qeveria e udhëhequr nga e djathta e VMRO DPMNE ishte në pushtet. Sidoqoftë, vendi nuk e ka dekriminalizuar plotësisht përdorimin e kanabisit.

Kujtojmë që në prill të këtij viti, Ministria për Punë të Brendshme në RMV zhvilloi aksionin anti-drogë, ku u kap një sasi e madhe e drogës dhe u dënuan një numër i madh i kryesve të këtyre veprave penale që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me drogën, gjegjësisht u kapën 1 tonë e 240 mijë kg marihuan në një magazinë në Butel.

“Më 22 dhe 23 prill janë bërë dy ekspertiza shtesë dhe u përfunduar se materiali që është marrë për ekspertizë, paraqet drogë e cila është e ndaluar me Ligjin për kontroll të drogave. Kundër përfaqësuesit të personit juridik dhe personit juridik do të parashtrohet padi penale”, thanë nga MPB.

Marihuana edhe pse u kap në Butel të Shkupit, ishte prodhuar në Kavadar gjatë periudhës qershor–tetor të 2019-s.

Postime të ngjashme

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

Nikolloski: Është java e katërt që Qeveria nuk mund të mbledhë 61 deputetë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...