Agjencia Zhurnal.mk

Ekspertët: Michel në Shkup për të dhënë porosinë liderëve politik se Marrëveshja e Prespës është çështje e mbyllur

Shkup, 21 janar, zhurnal.mk – Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel të premten do të vijë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Michel do të realizojë takime me përfaqësues të lartë në vend, ku do të bisedohet për metodologjinë e re të bisedimeve, si dhe për rrjedhën e procesit të reformave në vend.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare vizitën e kreut të Këshillit Europian e cilësojnë si prevenim që mos të ndodhin ndryshime rreth marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë që mund të rezultojnë nga ndryshimi eventual i pushtetit, dhe këtë do ua porositë edhe Michel establishmentit politik.

Sipas profesorit universitar Mersel Bilalli kësaj dukshëm i fryen partia e Mckoskit me deklarata vrastare se nëse vjen në pushtet dhe shumicë të caktuar do të ndryshon kushtetutën.

“Mendoj se UE është e shqetësuar se mund të ndodhin ndryshime të mëdha të pozicioneve, lidhur me marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, që mund të rezultojnë nga ndryshimet eventuale në konstruktin e pushtetit pas zgjedhjeve të prillit. Kësaj dukshëm i fryen VMRO me deklaratat vetvrasëse dhe stupide se si të vij në pushtet dhe të ketë shumicë të caktuar do e ndryshoj Kushtetutën. Kjo edhe pse nuk do ndodhë, realisht mund të krijoi probleme të mëdha rreth zbatimit dhe interpretimit të Marrëveshjeve. Mendoj se këtu shtrohet nevoja për një prevencion që kjo të mos ndodhë. Poashtu këtu kemi kemi tri çështje. E para, intencat që të korrigjohet gabimi nga vetoja franceze, e cila dukshëm ka devalvua premtimet publike nga autoritete kyq të UE dhe shumë shteteve anëtare për hapjen e bisedimeve për RMV. E dyta, pa dallim se këtu paralajmërohet si temë bisedash metodologjia e re e bisedimeve, kjo çështje më tepër i takon Komisionit Evropian dhe Këshillit Ministror, e shumë më pak Këshillit Evropian, së paku si metodologji pune. Pra, sikur dëshirohet të inkurajohen forcat proevropiane dhe promarrëveshjeve. E treta Eu ka kuptuar se hapja e bisedimeve Maqedoni, Shqipëri duhet të shkojë në paket. Natyrisht, si e katërt mund të numrohet edhe sondimi mbi reformat sidomos në gjyqësi dhe administratë”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Mersel Bilalli.

Nga ana tjetër analisti politik Selim Ibraimi thotë se vizita e Michel në SHkup lidhjet me reformat e duhura duke filluar nga ligji për prokurorinë dhe detyrimet tjera që dalin pas dhënies së datës për fillimin e negociatave.

“Mendoj që lidhet me reformat e duhura duke filluar nga Ligji i prokurorisë dhe detyrimet tjera para dhënies së datës për fillimin e bisedimeve.Tash sa do t’i marrin parasysh politikanët e Shkupit mbetet të shihet nëse do dakordohen rreth Ligjit. Korrupsioni, gjyqësia dhe krimi i organizuar gjithashtu mbeten shqetësime kryesore për komunitetin ndërkombëtar”,ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

Ndryshe, Michel, para rreth një muaj në një intervistë për disa gazeta evropiane, vlerësoi se deri në maj kur do mbahet samiti në Zagreb, duhet të jetë e qartë se si do të duket reformave BE-së.

Vizita e kreut t KE-së, vjen 10 ditë pasi në Shkup ishte eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili vërtetoi perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi se sërish do të kërkohet fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...