Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Porosi të intensifikuara Shkup-Sofje, zgjidhja në “ajër”!

Zhurnal Ads

Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – Pritjet se gjatë uikendit të kaluar do të ketë një përfundim të problemit për integrimet e vendit që për momentin kanë frenuar për shkak të bllokadës së Sofjes, i nxiti Qeveria, opozita dhe burimet diplomatike.

Kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në rrjetin social Facebook paralajmëroi se vazhdojnë të kërkohen zgjidhje me Bullgarinë për dallimet mes dy vendeve.

“Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht! Ne shohim drejt Evropës, kjo është mënyra e vetme për të nesërmen tonë më të mirë. Populli maqedonas gjithmonë ka qenë dhe do të jetë largpamës. Të gjitha telashet, pushtimet dhe bllokadat u tejkaluan dhe u kapërcyen për shkak të dëshirës për një të nesërme më të mirë dhe një jetë më të mirë”, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.

Ai këto komente i bëri pas deklaratës së kryeministrit bullgar Bojko Borisov, i cili mohoi ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari.

Madje, Borisov në një deklaratë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” akuzoi, siç ka thënë ai, “komunistët bullgarë të kontrolluar nga Moska staliniste” se me forcë kanë asimiluar bullgarët në maqedonas.

“I vetmi vend që do të donte të fillonte bisedimet e pranimit me republikën tonë fqinje, edhe më shumë se Gjermania, është Bullgaria. Por për habinë time, një rezolutë e fundit e Parlamentit Evropian mbi Bullgarinë ngriti çështjen e një pakice të pretenduar maqedonase në Bullgari. Nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Çfarë lloj pakice maqedonase duhet të ketë në Bullgari? Dhe meqenëse socialistët në Bullgari votuan për rezolutën në Parlamentin Evropian, ata padyshim gjithashtu besojnë se një pakicë e tillë jeton me ne. Në vend që të kemi një debat pozitiv në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne tani po shkojmë drejt një debati krejt tjetër. Më duhet të them se jam vërtet i shqetësuar për këtë”, ka deklaruar Borisov.

Porosi nga SHBA

Ndërkohë, Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, në një letër drejtuar kryeministrit Zaev, ka inkurajuar Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të arrijnë marrëveshje për çështjet dypalëshe që do të hapte rrugën drejt procesit të integrimit të Maqedoninë se Veriut në Bashkimin Evropian.

“Ne ju inkurajojmë juve, dhe shtetet anëtare të BE-së, të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështje bilaterale, jashtë procesit të integrimit të vendit tuaj në BE dhe të bëni përparim në këto aspirata duke hapur dhe mbyllur kapitujt e negociatave. Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për të vazhduar bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe për të ruajtur angazhimin tonë për të siguruar të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, që vendi ka treguar se e meriton,” ka shkruar ambasadori Reeker.

Leximi me pak vëmendje, na sjell në përfundim se administrata amerikane po rikthen interesin në rajon dhe se fuqishëm përkrah eurointegrimin e Maqedonisë duke theksuar se çështjet bilaterale duhet lënë jasht procesit integrues të BE-së, shprehet për Zhurnal, Faton Aliti, analist politik.

Duke rikujtuar edhe deklaratat e disa javëve më herët të zyrtarëve gjerman në kuadër të BE-së, Aliti thotë se shtypja ndaj Sofjes zyrtare, për të mos penguar integrimin e rajonit është e tillë që mund të presim ndryshime në qëndrimet e tyre, por edhe lëshime nga ana e Shkupit zyrtarë në lidhje me historinë e përbashkët.

“Tek e fundit, është interes gjeostrategjik europian dhe amerikan, dhe nuk besoj se një mosmarveshje bilaterale do të mund të ndalojë integrimin e Ballkanit. Përfundimisht, mendoj se hapja e negociatave të Maqedonisë për integrim në BE do të fillojë, por nuk mund të jemi të sigurtë nëse kjo do të ndodhë para apo pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të cilat janë të caktuara në Mars të vitit 2021”, ka deklaruar Faton Aliti, analist.

Çfarë paralajmëruan Qeveria, opozita dhe diplomatët?

Mundësia për marrëveshje Shkup-Sofje gjatë uikendit në skenën vendore e nxiti edhe qeveria edhe opozita. Qeveria për televizionin Telma vërtetoi se ekziston këmbim të mendimeve për pajtim të një plani të përbashkët ose udhërrëfim për zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Qëllimi i bisedimeve që u intensifikuan gjatë uikendit, është të kthehet besimi në marrëveshjen për fqinjësi të mirë, sidomos përforcimin e efikasitetit të saj dhe funksionalitetin”, thanë nga Qeveria.

Analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal thotë se bukfalisht të dyja palët ndodhen në bunker dhe se nëse qeveria e tanishme në Maqedoninë e Veriut nuk e zgjidhë këtë kontest, atëherë sipas tij në katër ciklet e ardhme zgjedhore asnjë parti nuk do të mund ta zgjidhë problemin në fjalë.

“Do të luhet deri në momentin e fundit. Dyja palët bukfalisht janë në një bunker. Aq shumë e ka ngritur topin lartë pala bullgare saqë nëse nuk e zgjidhë kjo Qeveri këtë kontest, jam i sigurt se për katë cikle zgjedhore asnjë parti nuk do të mund ta zgjidhë këtë problem me Sofjen”, ka deklaruar për Zhurnal, Dame Çkatroski, analist.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili mbrëmë foli në protestën e organizuar para qeverisë, potencoi se gjatë uikendit ka bisedime në Sofje.

“Kam informacione se këtë fundjavë do të coptohet Maqedonia në Sofje dhe se po bisedohet për të ardhmen e identitetin tonë”, tha Mickoski.

Komisioni me punë të rënduar

Por, para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, të ejten dhe të premten takim online mbajtën komisioni maqedono-bullgar për çështjes historike dhe arsimore.

Mundësinë që puna e tyre të rëndohet me insistimet bullgare e paralajmëroi edhe bashkëkryesuesi i komisionit nga pala bullgare Angel Dimitrov.

Ai në intervistë për radion kombëtare bullgare BNR mbrëmë tha se intervista e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev për agjencinë bullgare BGNES mund të jetë lojë e skenës politike dhe që të merret seriozisht ajo që tha, duhet të ketë edhe diçka më serioze, si një dokument ndërkombëtaro-juridik. Ai tha se ajo që tha Zaev duhet të vendoset në dokument zyrtar në të cilën qartë do të potencohen pozicionet e reja, për të cilat thotë janë në përputhje me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Regjistrimi do të “zbulojë” të shpërngulurit

D J

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkon zgjedhjen e menjëhershme të anëtarëve të Komisionit për Parandalimin e Diskriminimit dhe Avokatin e popullit

T E

A do ta rrisë COVID-i çmimin e ushqimit në Maqedoni?

Z H

11 vjet nga fatkeqësia e anijes në Liqenin e Ohrit

E.E.

Komuna e Sarajit realizon projektin e radhës, hapet çerdhja “Flutura” me hapësirën 600m2 si dhe me kapacitet për të pranuar 80 fëmijë në Këndovë

B M

Filipçe: “Ivermectin” është efikas dhe mund ta merni vetëm me udhëzim të mjekut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...