Agjencia Zhurnal.mk

Ekspertët: Nëse nuk mund t’i zbatojmë kushtet e BE-së, nuk meritojmë të kemi as shtet

Shkup, 16 janar, zhurnal.mk – Ambasadori francez Christian Thimonier vlerëson se deri në samitin në Zagreb, BE-ja do të jetë e gatshme me metodologjinë e re të negociatave për anëtarësim në Union.

Për fillimin e negociatave, thotë, kjo do të varet nga zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve, agjenda reformuese dhe miratimi i ligjit për prokurori.

“Na duhen zgjedhje të suksesshme. Progres në agjendë. Sepse ekziston metodologji, por ekziston edhe agjendë e reformave në agjendën politike si dhe ligjin për Prokurori”, thekson ambasadori francez Thimonier.

Ekspertët për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thonë se në rast se në samitin e Zagrebit hapen negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut kjo do të bëhet vetëm për ta mbuluar gabimin e bërë nga mbledhja e fundit të këshilli të UE-së.

Sipas tyre tanimë Franca po lëshon në qëndrimet e saja dhe nëse nuk përmbushim këto dy kushte që përmendë Ambasadori Thimonier, atëher nuk meritojmë të kemi as shtet.

“Qytetarët duhet të marrin nga një shkop dhe ti rrahim gjithë këta kafshë që vendosin për ardhmërinë e Maqedonisë. Po çfarë është kjo nebulozë, praktikisht kjo domethënë se Franca po i lëshon qëndrimet e më hershme dhe po hap dyertë. Domethënë të zbatojmë zgjedhje të drejta dhe të sjellim një ligj për prokurorinë publike, dhe këtë nëse nuk mund ta bëjmë, atëherë nuk meritojmë jo në BE por nuk meritojmë të kemi as shtet”, ka deklaruar për Zhurnal, opinionisti i njohur, Eroll Rizaov.

Nga ana tjetër, politologu Deniz Memedi për Zhurnal shprehet se Maqedonia e Veriut meritoi hapje të negociatave në kontekst përmbajtësor pas gjithë përpjekjeve të bëra.

“Mirëpo edhe po që se do të vije deri te hapja e negociatave, kjo më së shumti do të jetë një çështje teknike për ta sjellë në vend “premtimin e bërë” Maqedonisë së Veriut dhe asesi nuk do të jetë përmbajtësore. Në këto konstalacione me gjasa të mëdha fati i vendeve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket integrimit do ti përngjan asaj të Turqisë, ku më tepër se 60 vite pret para portave të kësaj organizate. Maqedonia e Veriut meritoi hapje të negociatave në kontekst përmbajtësor pas gjithë përpjekeve të bëra, sidomos me ndryshimin e emrit, por edhe kjo përpjekje nuk ishte e mjaftushme, së paku për ti filluar negociatat”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Deniz Memedi.

Edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji dje tha se KE është për hapje të negociatave me Shkupin por porositi se fillimisht duhet të miratohet ligji për prokurorinë.

Ai mes tjerash tha se nuk ka ndryshim nga qëndrimi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Pas takimit me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, Varhejn theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë mjaftueshëm në sferën e reformave duke shprehur mirënjohjen e tij edhe për Marrëveshjen e Prespës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...