Agjencia Zhurnal.mk

Ekspertët: Pakoja e katërt e domosdoshme, zvoglimi i TVSH-së është një hap diferencial nga masat tjera

Shkup, 28 shtator, zhurnal.mk – Mbështetja me pakon e katërt ekonomike për të amortizuar efektet nga Pandemia Covid-19 ishte e domosdosshme sepse dëmet financiare veçmë filluan të jenë më konkret dhe të dalin në sipërfaqe. Shumë nga industritë me pritshmëri sezonale, nuk kanë arritur që arrijnë qëllimet e parapara falë kjo nga distancimi social, frika e njerëzve dhe mbyllja e kufijve të cilat kanë sjellë qarkullim të dobët, shpenzime të larta për personel, mungesë të investimeve dhe ndryshim të stilit apo sjelljes së konsumatorëve në përgjithësi, kështu e komenton pakon e katërt të Qeverisë, Bujamin Bela, ekspert ekonomik.

Sipas tij kjo ulje dramatike i detyroi shumë biznese të kërkojnë ndihmë institucionale për ti përballuar shpenzimet apo alternativa tjera të tërheqjes së investimeve.

Ai thotë se kjo klimë e tendosur e biznesit në vendin tonë, por edhe më gjërë ka ndikuar në tërë zingjirin ekonomik të prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit.

“Andaj vazhdimi i masave me përkrahje të sektorëve ekonomik të prekur, është një lehtësim për ta shtyrë krizën për periudha tjera, me shpresë se do vijnë koha të stablizimit ekonomik dhe shëndetësorë përmes gjetjes së vakcinës kundër Covid-19. Mbështetja e kësaj mase më shumë shifet si mbështetje për katagoritë e qytetarëve me të ardhura më të ulta dhe sektorëve sezonal si ato: të restoraneve, bareve, terreneve për lodra për fëmij etj. Dhënia e garancive shtetërore për kreditim të volitshëm dhe fillimi i zvoglimit të TVSH është një hap tjeter diferencial nga masat tjera që nxitë sektorin konsumues. Në të njejtën kohë duhet të kemi parasysh se ndarjen e kredive pa interes ose me interes të ulët të jenë me kritere më të ulta duke pasur parasysh se ekonomia e vendit tonë përbëhet prej një numri të madh të bizneseve të vogla dhe të mesme. Nëse këto biznese kanë probleme në pranimin e një mase lehtësuese financiare atëherë, falimentimi dhe papunësia do të rriten në mënyrë proporcionale”, ka deklaruar për Zhurnal, Bujamin Bela, ekspert ekonomik.

Ndryshe, 470 milion euro përmes 31 masave qeveritare duhet të përfundojnë te qytetarët dhe kompanitë me pakon e katërt të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pasojat e virusit korona. Sipas vlerësimeve, me tre pakot e mëparshëme, ndihma do të kalojë shifrën prej 1 miliard euro, kështu dje e paralajmëroi pakon e katërt ekonomike kryeministri Zoran Zaev.

“Pakoja e re synon të sigurojë qëndrueshmërinë e veprimtarive të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, për rimëkëmbjen e disa veprimtarive, për të siguruar stabilitetin e transferimeve sociale”, tha Zoran Zaev- kryeministër.

Mbështetja për pagesën e rrogave do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit. Do të përcaktohet gradualisht sipas rënies së të ardhurave të secilës kompani të interesuar veçmas. Për shkak të kësaj, ajo do të lëvizë nga 14,500 deri në 21,766 denarë për të punësuar. Por, kompanitë do të jenë në gjendje ta përdorin këtë ndihmë vetëm nëse nuk kanë larguar nga puna si rezultat i krizës së koronës deri më 1 korrik të kësaj vere.

Kartelë pagesore prej 6.000 denarëve do të marrin prindërit e vetëm, kërkuesit pasiv të punës, pensionistët që e kanë pensionin deri në 15,000 denarë, studentët, punonjësit kulturor dhe të filmit. Më shumë se 350,000 qytetarë do të kenë mundësinë për të blerë gjatë fundjavave pa TVSH. Bëhet fjalë për fundjavën e zgjatur nga 10 deri më 12 tetor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...