Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ekspertët parashikojnë rrënimin e karrierës së Depp nga proceset gjyqësore

Vetëm disa ditë pasi e humbi procesin gjyqësor kundër tabloidit The Sun, Johnny Deppit iu kërkua që të largohej nga vazhdimi i tretë i filmit “Fantastic Beasts”.

Mirëpo, ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi dhe se drama në lidhjen e tij me aktoren Amber Heard do t’ia rrënojë karrierën.

Në fakt, karriera e tij e ka marrë teposhtën që nga viti 2016, kur ish-bashkëshortja e akuzoi për dhunë familjare.

Që nga ajo kohë, mediat kanë hulumtuar vazhdimisht që të nxjerrin sa më shumë detaje nga jeta personale e aktorit, në veçanti nga lidhja me Heard.

Ish-prokurorja federale, Neama Rahmani, në një prononcim për Insider.com ka thënë se karriera e Depp nuk do të ripërtërihet më kurrë. Sipas saj, madje aktori mund të jetë një ‘Harvey Weinstein i ardhshëm’ sa i përket karrierës.

Autorja J. K. Rowling në vitin 2017 i kishte dalë në mbrojtje Deppit duke thënë se ajo dhe regjisorët ishin të lumtur që ai portretizon rolet në filmat e tyre, mirëpo tash gjërat kanë ndryshuar, Ëarner Bros i ka kërkuar të heqë dorë nga roli.

Në bazë të fjalëve të ekspertëve, ky ka qenë një vendim logjik dhe se asnjë studio nuk do të dëshironte të kishte lidhje me njerëzit që etiketohen si të abuzues, sepse injorimi i gjërave të tilla do të jepte mesazh të gabuar në publik.

Stacy Jones, drejtoreshë ekzekutive në Hollywood Branded, ka theksuar se Depp është dashur të tërhiqej nga proceset gjyqësore dhe të distancohej nga e gjithë ngjarja.

“Është mënyra e vetme që ai të shpëtojë dhe ta ruajë së paku një pjesë të karrierës së tij”, ka thënë ajo.

Postime të ngjashme

Labi publikon radhën e njerëzve që po presin për koncertet e tij: Nuk janë zgjedhjet, është prezenca jonë

Dafina Vidishiqi

Afërdita Demaku merr vaksinën anti-Covid

Dafina Vidishiqi

“Flora S”, së shpejti projekte me “Miqtë e Amerikës”

Dafina Vidishiqi

Zanfina Ismaili: Kjo gjeneratë ka vrarë vlerat e moralit, shoqërisë, marrëdhënieve dhe besnikërisë

Dafina Vidishiqi

Rita Ora me poza tërheqëse nga Los Angeles, paralajmëron diçka të re për fansat

Dafina Vidishiqi

Dua Lipa, Coldplay dhe The Beatles bënë që industria britanike e muzikës të shënojë rekord fitimesh

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...