Agjencia Zhurnal.mk

Ekspertët: Pas etablimit të vendit në NATO dhe BE, të aktualizohet çështja e parlamentit dydhomësh

Shkup, 16 mars, zhurnal.mk – Sa herë që afrohen zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut dalin në skenë ide të ndryshme se si duhet të funksionojë shteti dhe në këtë formë çfarë metodash duhet ët gjejnë shqiptarët që të jenë më të mbrojtur dhe njëherësh më të barabartë me popullatën tjetër.

Edhe pse shqiptarët janë popull shtetformues ata sërish konsiderohet se kanë probleme të thella në përfaqësimin adekuat në shtet, e që në fakt i bie që për shumë çështje jetike të shtetit nuk dëgjohet zëri i shqiptarëve.

Shpeshherë liderët politik shqiptarë para zgjedhjeve aktualizonin temen për instalimin e parlamentit dydhomësh në shtet, por gjatë kësaj fushate ende asnjë parti politike nuk ka përmendur lidhur me këtë çështje.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi disa herë me radhë ka përmendur që në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë parlament dydhomësh. Ai ka theksuar se kërkon që në rregulloren e punës së qeverisë të ndryshojë një nen i cili thotë se “Zot shtëpie është edhe përfaqësuesi i qytetarëve të cilët janë mbi 20%, që vjen prej partisë e cila ka marrë shumicën e këtyre qytetarëve”.

Më parë Thaçi e ka sqaruar këtë ide se duke pohuar se kërkesat politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut janë shumë të thjeshta dhe ata janë dy. E para, vendimmarrja në institucionet e shtetit të jetë me koncenzus të plotë, që do të thotë të ekzistojë Parlamenti dydhomësh që nënkupton “Dhomën e qytetarëve dhe dhomën e kombeve”. Te “Dhoma e kombeve” vendimmarrja të jetë me koncenzus të plotë. Çështja e dytë, është që ndarja e buxhetit të shtetit të bëhet në mënyrë të drejtë dhe proporcionale. Dhe këtë çështje të ndarjes së buxhetit të shtetit për shqiptarët, ta ketë në dorë kompetencën e nënshkrimit funksionari më i lartë shqiptarë që është në shtet, qoftë zëvendës kryeministri, qoftë zëvendës presidenti.

Thaçi pohon se nëse arrin ta realizojë këtë qëllim, plani është që brenda 4 viteve mos të ngelet pozita e zëvendëskryeministrit si simbolikë individuale apo partiake. Këtë çështje bashkë me partnerin e koalicionit brenda 4 viteve ta ngrisim në nivelin e parlamentit dy-dhomësh dhe më pastaj kur ne e kemi parlamentin dy-dhomësh, në dhomën e kombeve ku garantohet ky koncensus, atëherë mund të flasim për çështje kadrovike, a do të jetë ekspert zëvendëskryeministri, a do të jetë ministri i financave shqiptar apo maqedonas pak është me rëndësi për shkak se dhoma e nacionaliteteve që kontrollon çështjen e buxhetit e parandalon keqpërdorimin e buxhetit të shtetit.

Edhe Zijadin Sela, kryetar aktual i ASH-së, sa ishte kryetari i komunës së Strugës patë deklaruar se Maqedonia duhet të bëhet shtet me “Parlament Dydhomësh”, ose në të kundërtën duhet rrënuar karakteri i saj unitar.

“Minimumi i një karakteri unitar shteti, për të cilin unë mendoj se duhet rrënuar, është Parlamenti dydhomësh. Madje kjo nuk do të mjaftonte, sepse në këto situata, vetëm Parlament dydhomësh, nuk do te vendoste mekanizmin e kontrollit te pushtetit dhe vendimmarrjes”, patë deklaruar Sela.

Ekspertët thonë se këto dy parti politike nuk kanë qëndrueshmëri dhe i ndryshojnë qëndrimet politike varësisht nga stinët e vitit.

Ata thonë se çështja e parlamentit dydhomësh pas etbalimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE nuk duhet të jetë tabu temë por duhet të aktualizohet.

Profesori universitar, Bashkim Selmani për Zhurnal thotë se është fakt, nëse analizohen këto dy parti politike që kanë një histori pjesërisht të hidhur dhe të sprovuar në aspektin praktik varësisht nga synimit të kërkesave të shqiptarëve, të artikulimit të tyre para faktorit maqedonas publik dhe nga ana tjetër bashkëpunimit të ndërsjella vallazërore.

Prandaj sipas tij çfarëdo që të pretendojnë për kërkesat e tyre, shumë pak mund tju besojnë qytetarët jo vetëm këtyre dy partive.

“Realisht shqiptarët nuk iu besojnë edhe partive të tjera për arsye se është dëshmuar politika shqiptare se edhe ata që kanë fituar, edhe me luftë edhe me veprimtari tjera nacionale, fundi jo vetëm që i kanë humbur në aspektin juridik por raste që i kanë lënë dokumente të caktuara se si të merren drejtpërsëdrejtë me të drejtat e tyre nacionale. Te faktori politik shqiptarë është problem se edhe ato drejta që i fitojnë me shumë mund në aspektin juridik nuk mund ti mbrojnë, dhe kjo që këtë temë herë e aktualizojnë herë jo, varësisht prej situatave i ndrrojnë edhe kërkesat dhe parullat ndaj maqedonasve, prandaj nuk kemi besim te partitë politike të cilat janë serioze në veprimtari për arsye se programet e tyre dhe kërkesat e tyre në aspektin real duhet të qëndrojnë, e jo ti ndryshojnë varësisht nga stinët e vitit dhe motit”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Bashkim Selmani.

Nga ana tjetër, analisti politik, Ismet Ramadani për Zhurnal ka theksuar se kjo ide ka qarkulluar që nga vitet e 90-ta nga partitë shqiptare për të avancuar pozicionin e shqiptarëve.

Ai është i mendimit se ideja për parlamentit dydhomësh duhet të aktualizohet menjëherë pas etablimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

Ideja e parlamentit dydhomësh pothuajse nga vitet e 90-ta ka qarkulluar si ide dhe shpeshherë është propozuar nga partitë politike shqiptare për të avancuar pozicionin e shqiptarëve dhe për të ndërtuar pozicion për një konsensus kur janë në pyetje çështjet shqiptare pra, qoftë gjuha, përfaqësimi, barazia kushtetuese e kështu me rradhë. Mirëpo me kalimin e kohës në disa segmente pozicioni i shqiptarëve është përmirësuar në aspekt të përdorimit të gjuhës, në aspekt të përfaqësimit. Kuptohet, asnjëherë jo e mjaftueshme por sa është avancuar çështja e shqiptarëve ose pozicioni i tyre, aq më me pak ngulm është përmendur parlamenti dydhomësh. Mendoj se në një situatë, ose në një gjendje më relaksuese kur Maqedonia do të etablohet në NATO dhe BE, kjo çështje është mirë të diskutohet sepse çdo rregullim i brendshëm i Maqedonisë që jep mundësi për barazi të plotë nuk duhet të jetë tabu temë për tu diskutuar”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Ismet Ramadani.

Parlamentet mund të organizohen në një sërë mënyrash, megjithëse dy forma mbizotërojnë në modelet demokratike. Parlamentet janë një dhomëshe ose dy dhomëshe. Në një parlament njëdhomësh të gjithë anëtarët e parlamentit ulen në të njëjtën dhomë dhe votojnë për vendimet kryesore politike.

Në një parlament dydhomësh anëtarët takohen dhe votojnë në dy dhoma të ndara, që zakonisht quhen dhoma e ulët dhe ajo e sipërme. Dhoma e ulët zakonisht bazohet në përpjesëtim me popullatën, me secilin anëtar që përfaqëson të njëjtin numër të qytetarëve në çdo rreth ose rajon. Dhoma e sipërme ndryshon më gjerësisht në mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, përfshirë trashëgiminë, emërimin nga organe të ndryshme dhe zgjedhjet direkte dhe indirekte. Për më tepër, dhoma e sipërme mund të shërbejë për të përfaqësuar grupime etnike, fetare ose rajonale.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...