Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Ekspertët: Për legalizimin e marihuanës, qytetarët duhet të pyeten në referendum

Shkup, 24 dhjetor, zhurnal.mk – Pas legalizimit të prodhimit të canabis cativa për arsye medicinale, Maqedonia e Veriut pritet të lejojë përdorimin e gjerë të mariuanës në publik, duke dekriminalizuar përdorimin e saj.

Është vetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që e ka shpallur këtë synim. Zaev tha se kjo çështje është akoma në debatin publik dhe nëse rezulton se opinioni i përgjithshëm publik është pozitiv, atëherë do të kalojmë në përgatitjen e kornizës ligjore. Sipas tij qeveria është e bindur që përdorimi i marihuanës për qëllime turistike do të ndihmojë turizmin në Maqedoninë e Veriut.

Ky propozim ka ngjallur reagime të ndryshme në vend, shumica shprehen kundër sjelljes së këtij ligji, ndërsa një pjesë e vogël shprehen pro të njejtës. Opozita shqiptare ka dalur me qëndrim kategorik kundër propzimit të Kryeministrit Zaev, ndërsa Bashkimit Demokratik për Integrim njëherë po presin prononcimin e ekspertëve rreth kësaj çështje, pastaj do të dalin me qëndrim konkret.

Por për një propozim të tillë kaq serioz, ekspertët shprehen se duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve, gjegjësisht qytetetarët të pyeten në referendum se a janë për legalizimin e marihuanës, gjegjësisht dekriminalizimin e saj.

Profesori universitar, Bashkim Selmani për Zhurnal shprehet se lëndët narkotike janë çështje problematike dhe nëse merret niveli ndëkombëtarë janë të ndaluara dhe me ligj dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk është e arsyeshme të diskutohet.

Ai thotë se arsyetimet e kryeministrit nuk mbajnë, dhe kur ka probleme kontestuese rreth të njejtës, atëherë e vetmja gjë që e neutralizon çështjen është referendumi.

“Mirëpo cili është inspirimi i Zaevit në këtë rast edhe në bazë të deklaratës së tij që arsyetoi se Maqedonia nuk ka resurse tjera etj, kjo teori nuk mbanë sepse Maqedonia e Veriut ka një bujqësi të zhvilluar, ka resurset njerëzore, ka gjitha tiparet, mirëpo siç duket ky nuk merret me organizimin e shtetit por merret vetëm me përfitimin dhe kjo bie ndesh në mënyrën si e menaxhon shtetin. Kur ka raste të tilla, dmth ideja e ligjvënësit se si ta menaxhon një situatë të caktuar, kur ka probleme kontestuese, atëherë e vetmja gjë që e neutralizon çështjen është referendumi. Mirëpo siç duket tani gjitha sinjalet nga Qeveria janë për legalizimin dhe kjo është një element shqetësues sepse qeveria nuk ka bërë analiza se çfarë pasoja mund të sillte një vendim i tillë”, ka deklaruar për Zhurnal, Bashkim Selmani, profesor universitar.

Nga ana tjetër, analisti politik Berat Azizi thotë se çështja e marihuanës është një çështje mjaft komplekse dhe duhet të studiohet mirë para se të miratohet Ligji për përdorimin e saj. Sipas tij fillimisht duhet të hapet një debat më i gjerë, të shihen dhe të shqyrtohen të gjitha elementet dhe efektet që do të sjell ky Ligj.

“Të përfshihen struktura të ndryshme në debatin sepse ne nuk jemi një vend si Amsterdami, por jemi një vend i vogël dhe i varfër dhe mundësia për të kaluar nga marihuana në substancat më të forta narkotike janë shumë më të mëdha. Mendoj se shoqëria jonë nuk është e përgatitur për një Ligj për përdorimin e marihuanës sepse kjo do të hapte rrugë edhe qarkullimit të lëndëve tjera në mënyrë të paligjshme. Pra nuk mund të krijohet një Ligj dhe të përfshijë vetëm Shkupin, sepse atëherë do të diskriminonim qytetet tjera dhe të gjithë ata që do të dëshironin të pinin një cigare-marihuanë do të shkonin në Shkup”, thotë ai.

Azizi mes tjerash thotë se për lejimin ose jo të marihuanës, më mirë do të ishte të shkohet në referendum dhe qytetarët të deklarohen rreth të njejtës.

“Përfundimisht unë mendoj se për lejimin e marihuanës më mirë do të ishte të shkohet në referendum ku populli do të deklarohet për ose kundër lejimit. Pra referendumi do ta zhvesh nga përgjegjësia qeverinë dhe deputetët të cilët do të votonin për një Ligj të tillë dhe barra do të bie mbi vetë qytetarët. Ende është herët të shkojmë pas Amsterdamit në kohën kur nuk mundemi të përballemi me pirjen e duhanit, kur nuk respektojmë rregullat e mos pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura dhe ato publike, në kohën kur edhe fëmijët e shkollave fillore po pinë duhan dhe shumë fenomene tjera që po na shfaqen për çdo ditë”, përfundoi për ZHurnal, Berat Azizi, analist.

Ndryshe, në legalizimin e marihuanës, Kryeministri Zaev sheh një mundësi për potencial serioz ekonomik të vendit dhe sukses në luftën kundër përdorimit të narkotikëve të rënda. Ai mbrëmë në një emision televiziv nuk premtoi miratimin e ligjit, duke theksuar se deputetët njëherë do ta dëgjojnë zërin e popullit.

Siç tha Zaev, gjatë zbatimit eventual të ligjit, ai fillimisht do të zbatohej në zona të caktuara të vendit:

“Së pari do të jetë në qendrat turistike. I permenda: Ohrin, Strugën, Resnjën, Dojranin, Mavrovën, Berovën, por edhe Shkupi është qendër e madhe turistike … në rrethana të tilla mund të shkojmë fillimisht me kafeteritë, pastaj mundim ta legalizojmë kudo, në kushtet e plotësuara, por edhe kjo do të varet nga debati. Qytetarët mund të vendosin të mos lejohet, mund të lejohet pjesërisht … Unë do shkoja hap pas hapi që të jemi më të kujdesshëm”, tha Zaev.

Nga vendet e rajonit, legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore është bërë në Kroaci, ndërsa më herët edhe në Slloveni. Përkundër paralajmërimeve se legalizimi do të bëhet edhe në Serbi, ky shtet akoma nuk ka miratuar një vendim të tillë ndërkohë që edhe në Shqipëri po zhvillohet debat i hapur rreth kësaj çështjeje.

Postime të ngjashme

Konsultime onlajn për punën e Grupit punues sektorial për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Z H

Seancë e re për “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

Gati pas një muaji u caktuan vazhdimet e katër seancave kuvendore

Z H

Mot me diell me vranësira të vogla, temperatura deri në 16 gradë Celsius

Z H

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...