Agjencia Zhurnal.mk

Ekspertët: Putin po pret për ndonjë lëshim të mundshëm, për të “ndezur” Ballkanin

Kremlini do të shfrytëzojë çdo mangësi të BE-së dhe NATO-s në Ballkan dhe do të veprojë “me nxitje të konflikteve”, me qëllim për të rritur ndikimin e saj antiperëndimor në vendet me orientim euroatlantik nga rajoni, paralajmërojnë analistët politik, shkruan REL, transmeton Zhurnal.
Aq sa Ballkani të jetë rajon jostabil, aq është Putin figurë më e fuqishme politike, paralajmërojnë analistët politik, dhe shtojnë se Presidenti rus do të shfrytëzojë çdo mundësi të hapë ndonjë përleshje të brendshme, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, me qëllim për të përforcuar fuqinë e tyre dhe ndikimin e tyre antiperëndimor në vendet të cilat janë me orientim euroatlantik.
Aktivisti politik dhe kundërshtari i politikës së Kremlinit Kari Kasparov shprehet shumë direkt: “Putin është njeriu më i rrezikshëm në botë nëse i jepni mundësi, ai do të ndezë Ballkanin”.

Putin do të jetë në pritje të dobësive

“Putini i pandalshëm është i gatshëm për gjithçka. Me të gjitha mjetet dëshiron të rritë vëmendjen. Për luftë efikase janë të nevojshëm amerikanët, dhe e dimë që kjo punë është klima. Putin e di këtë dhe do ta shfrytëzojë. Koalicioni ndërkombëtar do ti ulte harxhimet për luftë, por do të garantonte siguri deri diku, sepse Putin dëshiron të ndezë Ballkanin”, thotë Kasparov në një prej intervistave të fundit.

Ekspertët thonë se edhe BE nuk është në kondicion të mirë, veçanërisht kur tani flitet për zgjerimin e Unionit me anëtare të reja nga Ballkani Perëndimor, ku Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë konkurente. Koj është e njohur për Kremlinin dhe në momentin e parë të ndonjë lëshimi, thonë analistët, Putin do të hedhë vaj në zjarr të cilin më herët e ka ndezur vet.
Dëshmi për këtë janë veprimet e deritanishme të Moskës, thonë analistët. Në Mal të Zi u përpoq me grushtet, është i afërt me Serbinë, oligarkët e tij janë më me ndikim në Kroaci, në Maqedoni madje ka edhe parti si të tijën, transmeton Zhurnal.

Tre qëllime apo aksion si më herët?

Një nga njohësisht më të theksuar të politikës ruse në Ballkan, profesori Janosh Bugajski, thotë se pas ideve të Kremlinit për ndarje të Ballkanit ekzistojnë tre qëllime.
“Qëllimi i parë është të krijojë përçarje mes politikanëve shqiptarë dhe të përçajë shoqërinë shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoni. Moska mund të shfrytëzojë këto përçarje rreth ndryshimit të kufijve me qëllim për tu futur në lojë. Qëllimi i dytë është Kremlini të përkeqësojë marrdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, kështu që as Serbia as Kosova të mos mund të hyjnë në NATO apo BE. Mënyra më efektive për mbylljen e dyerve për anëtarësim është nxitja e konflikteve ndërshtetërore. Dhe motivi i tretë për mbështetje të Rusisë për shkëmbim mes vendeve të Ballkanit dhe të vendosen presedane, të cilat Moska do ti shfrytëzonte për arsyetim në akcionet e tyre mbi Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë”, thotë Bugajski në analizën e tij të fundit për veprimet e mundshme të Moskës.

Për d-r Florijan Biber, profesor në Universitetin e Graz në Austri, situata është e qartë – Rusia dëshiron të ndalojë integrimin euroatlantik të rajonit dhe të Maqedonisë së Veriut.
“Mendoj se ajo që po bën Rusia është të parandalohen integrimet euroatlantike në çfarëdo rasti dhe se Ballkani është fusha më e lehtë që të bëjë këtë. Për këtë Rusia vazhdimisht e bënë këtë dhe nuk pres ndryshime dramatike, më tepër mendoj se gjërat do të zhvillohen në rrugën e zakonshme”, thotë prof. Biber./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...