Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Ekspertët: Raporti për RMV do të jetë pozitiv me rekomandim të qartë për fillimin e negociatave

Zhurnal Ads

Shkup, 6 tetor, zhurnal.mk – Komisioni Evropian sot do të publikojë raportin vjetor për Maqedoninë e Veriut. Dokumentin para eurodeputetëve do ta prezantojë eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhejli. Ai do të prezantojë paketën e zgjerimit 2020 dhe planin ekonomik investues për Ballkanin Perëndimor.

Ashtu si çdo vit, menjëherë pas miratimit të paketës vjetore për zgjerim në komisionin evropian, eurokomesari kompetent e paraqet para komisionit për politikë të jashtme të PE-së, këtë dokument të rëndësishëm për vendet në proces të inkuadrimit.

Analistët presin raport pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe rekomandim të qartë për fillimin e negociatave.

Blerim Hyseni, analist, për Zhurnal thotë se në raport do të ceken të arriturat që ka bërë vendi si dhe vlerësim për zgjedhjet parlamentare.

“Besojë që raporti kësaj rradhe do të jetë me të arriturat që ka bërë Maqedonia e Veriut duke vlerësuar zgjedhjet parlamentare por edhe hapat që ka ndermarrë Maqedonia lidhur me pandeminë dhe përballjen me masat ekonomike për covid-19. Sigurisht që do të ketë edhe vërejtje sepse ndryshe do të ishim anëtare e BE-së, po besoj që në përgjithësi do të jetë një raport pozitiv me rekomandim të qarte për fillimin e negociatave mes Maqedonisëe dhe BE-së për anetarësim”, ka deklaruar për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist.

Edhe politologu, Ariton Rama për Zhurnal shprehet se raporti që do të publikohet sot për Maqedoninë e Veriut do të jetë pozitiv, sidomos që vendi ynë ka pikpamje reale për rrugëtimin euroatlantik.

“Pres një përgjigje pozitive në rrafshin dhe sensin e përgjithshëm , dhe thellsisht ngecje në kritikat e njëjta si defekte të sistemit shtetëror. Pozitivizmi ngelet që tashmë vendi ynë ka pikëpamje reale për rrugëtimin euroatlantik në plotësimin e kritereve politike dhe diplomatike, realizimin të kënaqshëm të riaktivizimit institucionale pas procesit zgjedhor. Ndërsa jam i bindur që ngelet kritikat po ato të njëjta që nga viti 2012 ne aspektin e korruopcionit adminitrativ dhe gjyqësor”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu, Ariton Rama.

Ndryshe, pakoja përfshinë komunikim për zgjerim, e cila e përgatitë rrugën për vendet të cilat duan anëtarësim në BE, ndërsa përmbanë raporte të cilat Komisionet paraqesin vlerësim detal për përparimin e çdo kandidati dhe kandidati potencial për përmbushjen e kritereve për anëtarësim.

Siç thuhet, nesër eurokomesari Varhejli do të viziton Shkupin ku pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe me eksponentët e tjerë në Qeveri.

Postime të ngjashme

Konfirmohet: Ky është 20 vjeçari nga Maqedonia që mbrëmë kreu terror në Vjenë (emri+foto)

Z H

Gjatë ditëve të ardhshme vendim definitiv për përfshirjen e nxënësve nga mjekësia në sektoret spitalore

T E

Kyçyk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...