Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ekspertët të bindur: Kurti s’do ketë mundësi lëvizjeje, do t’i bëhet presion për dialogun

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do t’i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të nisë dialogun me Serbinë pa vendosur parakushte.

Edhe pse nuk beson se do të ketë ndonjë rezultat të shpejtë për dialogun, Richard Caplan, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordi, ka bindjen se Kurtit do të gjendet përballë trysnish të mëdha për t`iu rikthyer negociatave.

“Kurti e ka ulur nivelin e pritshmërivë me pohimet se është realiste të fokusohet në marrëveshjen përfundimtare, por të ketë përqendrim në disa çështje sic është sic është tema e të pagjeturve. Mendoj se ky është një drejtim ku mund të bëhet një lloj përparimi, edhe pse duke pasur parasysh natyrën dhe shkallën e mospajtimeve mes dy palëve, mendoj se do të jetë shumë e vështirë të lëvizet përpara në çështje më thelbësore”, shprehet eksperti.

Sipas tij, është e rëndësishme që të nisin bisedimet e të ketë dialog, por Caplan mendon se këto parakushte nuk plotësohen nga ana e Serbisë, pasi ky vend nuk do të pranojë Kosovën si shtet të pavarur, ashtu siç ka kërkuar Kurti. Ai nuk përjashton mundësinë që zvarritjet të zgjasin, duke sjellë si shembull negociatat turko qipriotëve dhe greko-qipriotëve, që kanë zgjatur me dekada. Megjithatë, dallimin sipas tij, e bën fakti që në këtë rast ka shumë angazhim nga ndërkombëtarët dhe do të ketë shumë presion ndaj palëve që të shënojnë përparim.

Postime të ngjashme

Ambasadori Gjerman në Kosovë: Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme

N E

Diplomati Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është interes direkt i Serbisë

N E

Ilir Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE-në

N E

Lumir Abdixhiku: Nuk besoj se Donika Gërvalla ka dërguar dosje në Prokurorinë Speciale

N E

Faton Peci: Memli Krasniqi më tha hajde në holl të bëjë llom

N E

Lumir Abdixhiku për Vetëvedsosjen: S’kanë kapacitete për të bërë gjërat që kanë premtuar se do t’i bëjnë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...