Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak

Ekspertët e sëmundjeve infektive po shprehin shqetësim për udhëtimin e ardhshëm të Papa Françeskut në Irak, duke pasur parasysh një rritje të mprehtë të infeksioneve të koronavirusit në vend.

Askush nuk dëshiron t’i thotë Françeskut që ta ndërpresë vizitën, dhe qeveria irakiane është interesuar të demonstrojë stabilitetin e saj relativ duke mirëpritur Atin e shenjtë, i cili do të ishte papa i parë që shkon në vendlindjen e Abrahamit.

Udhëtimi nga data 5 deri në 8 mars pritet t’u japë një nxitje shpirtërore tepër të nevojshme të krishterëve të Irakut që ndodhen në vështirësi ndërkohë që synon të avancojë përpjekjet për ndërtimin e urave të Vatikanit me botën myslimane, shkruan Voa.

Por nga një këndvështrim thjesht epidemiologjik, si dhe nga mesazhi i shëndetit publik që dërgon, një udhëtim papal në Irak mes një pandemie globale nuk është i këshillueshëm, thonë ekspertët shëndetësorë.

Shqetësimet e tyre u shtuan me lajmin e së dielës se ambasadori i Vatikanit në Irak, personi kryesor që do ta shoqëronte Papa Françeskun në të gjitha takimet e tij, u testua pozitiv për COVID dhe është vetizoluar..

Përveç kësaj, ekspertët thonë se luftërat, krizat ekonomike dhe ikja e mjekëve nga vendi e kanë shkatërruar sistemin spitalor irakian.

Ndërkaq, studimet tregojnë se shumica e infeksioneve të reja të Irakut me COVID-19 janë nga varianti tepër ngjitës i identifikuar për herë të parë në Britani.

Postime të ngjashme

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

Suedia ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për person në Europë

S.B.

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...