Eksperti britanik për menaxhimin e fushave, Dean Gilasbey, inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” – sugjeron riparimin e saj

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se rëndësi të veçantë është duke i kushtuar edhe përmirësimit të infrastrukturës nëpër stadiume, sidomos atij “Fadil Vokrri”, i vetmi që i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.

 

Në këtë drejtim, sot, Dean Gilasbey, ekspert ndërkombëtar i menaxhimit të fushave të futbollit ishte për vizitë në Kosovë.

Britaniku inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku bëri disa testime. Pasi pa nga afër gjendjen e fushës, ai theksoi se ajo është mjaft e dëmtuar dhe se ka nevojë urgjente për riparim, ngase është tejet e ngarkuar dhe jashtë normave të parapara për një fushë futbolli të nivelit të tillë.

“Ai pohoi se është i domosdoshëm kujdesi maksimal dhe pushimi i mundshëm eventual i kësaj fushe deri në rikuperimin e saj, pasi po shkon drejt përfundimit të orëve të lejuara me normat për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare”.

“Për këtë arsye, ai sugjeroi që për shkak të ngarkesave dhe klimës së paqëndrueshme në vendin tonë kjo fushë të shfrytëzohet sa më pak që të jetë e mundur dhe në afat sa më të shpejtë të shndërrohet në bari hybrid, e cila më pas do të jetë rezistente ndaj temperaturave të ndryshme dhe po ashtu do të ketë qëndrueshmëri të dyfishtë për orët e punës apo për ndeshjet që do të zhvillohen në këtë fushë”.

“Në fund, eksperti britanik sugjeroi që duke pasur parasysh faktin se Kosova ka vetëm një stadium që i plotëson kushtet e kategorisë së katërt të UEFA-s, i sugjeroi FFK-së që të merret seriozisht me këtë fushë në një afat sa më të shpejtë kohor, në mënyrë që ajo të jetë në nivelin e duhur të zhvillimit të ndeshjeve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Related posts

Fjalët e para të Gianluigi Donnarumma si lojtar i PSG-së

D V

Drita dhe Llapi zhvillojnë kryendeshjen e ditës së shtunë, flasin Hamdi Namani dhe Arbnor Ramadani

D V

Spanja dhe Zvicra shkojnë në vazhdime: Shaqiri shënoi golin e barazimit, zviceranët janë me 10 lojtarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More