Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Eksperti gjerman: Rama të tregojë se me kë ka negociuar për vaksinat, akuzat e tij për BE-në janë të papranueshme në Gjermani

Shqipëria sot filloi zyrtarisht vaksinimet ndaj COVID-19. E para që u vaksinua ishte shefja e infektivit, Prof. Najada Çomo. Më pas ishte radha e Kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Rama.

Rama sot u mburr para kamerave se shqiptarët po e përjetojnë këtë fat ngaqë “kemi Edi Ramën kryeministër”.

Por pavarësisht nga ky fillim i beftë i fushatës së vaksinimit këtë të hënë në ora 15 00, misteri për, sasinë, venddodhjen, origjinën dhe kushtet e saj të ruajtjes mbetet i panjohur. Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Rama nuk ka pranuar të thotë se nga cilat vende e ka marrë vaksinën duke u arsyetuar se “vendi që i ka dhuruar kërkon që të jetë anonim”.

Por fshehja e këtij fakti ka një efekt negativ për Shqipërinë. Gazeta “Shekulli” pati një korrespondencë me njeriun më të afërt në CDU-në gjermane, Martin Henze. Në një pronocim për “Shekulli”-n, Henze thekson se Rama duhet të jetë transparent për vendin e origjinës dhe kushtet me të cilat do të mbahet vaksina.

Gazetarët e pyetën kryeministrin se ku po ruhet ajo dhe ai edhe në këtë pikë u fsheh pas sekretit. Rama nuk pranoi të flasë edhe për kalendarin e vaksimimit të popullsisë sipas moshave dhe as për sasinë e të ardhurave që ka ruajtur qeveria shqiptarë për të përballuar këtë proces.

Ndonëse po trumbetohet me bujë për të hequr vëmendjen nga katastrofa e përmbytjeve fillimi i vaksimimit nuk ngjall optimizëm. Sepse pati një përmbysje të atypëratyshme të axhendës. Fillimisht kryeministri deklaroi se ajo startonte në javën e tretë të janarit, ndërsa dje tha se do të fillonte sot. Por edhe për faktin se nuk ka asnjë filmim se si është bërë transporti i këtyre vaksinave.

Prononcimi i plotë:

  1. BE ka një kontratë kornizë për rreth 2.1 miliardë doza vaksine.
  2. Kontrata kornizë përfshin çmimin për të gjitha vaksinat, përveç vaksinave ruse dhe kineze, të cilat nuk janë të certifikuara ndërkombëtarisht.
  3. Të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë, do të jenë në gjendje të rezervojnë dhe të porosisin doza vaksinash bazuar në këtë kontratë kornizë të BE-së, e cila zbatohet gjithashtu për Remdesvir, duke filluar në 2019.
  4. Dozat e vaksinave do të shpërndahen kur të çertifikohet vaksina.
  5. Biontech është certifikuar që nga 27 dhjetori, 2020 dhe është dorëzuar në të gjithë botën që nga ajo kohë. Meqenëse vaksina, në të gjithë botën, u dërgohet shteteve kombëtare vetëm gradualisht, kjo nuk ka asnjë lidhje me BE-në.
  6. Moderna është aprovuar që nga 06.01.2021 dhe po dorëzohet që prej 11.01.2021, por fillimisht e kufizuar.

7. Astra (Suedi/Mbretëri e Bashkuar) dhe Curavec nuk janë miratuar ende. Astra do të miratohet në fillim të shkurtit 2021 dhe më pas do të dorëzohet. Curavec, një tjetër vaksinë mARN nga Gjermania, në tremujorin e dytë.

  1. BE dhe Gjermania presin vaksina të licencuara për të gjitha vendet e BE + partnerët e BE, ashtu edhe Shqipërinë, në fillim të remujorit të dytë.
  2. Vetëm nga fundi i dhjetorit ka aktivitete të administratës Rama për të porositur vaksinat. Rama duhet të dokumentojë me shkrim se ku, kur dhe me kë ka negociuar dhe porositur në Bashkimin Europian. Do të ishte gjithashtu interesante të dihej se çfarë numrash të grupeve ka vaksina e shpallur tani në Shqipëri, nga vjen, si është transportuar dhe si mirëmbahet zinxhiri i ftohjes midis prodhuesit dhe vendit të vaksinimit, si vaksina, dhe cilat janë temperaturat të ruajtura në Shqipëri dhe nëse, përfaqësues të PS janë apo janë vaksinuar me atë.
  3. Sipas njohurive tona, në Shqipëri deri më sot nuk ka strukturë të decentralizuar të vaksinimit për vaksinat mARN, nuk ka personel të mjaftueshëm të kualifikuar, nuk ka ftohje të decentralizuar – transportues dhe frigoriferë deri në – 70 gradë. Nuk ka shiringa speciale të mjaftueshme.
  4. Nuk ka asnjë strukturë të përparësisë se kush duhet të vaksinohet i pari. Të gjithë vendet ndërkombëtare, përfshirë Indinë dhe Kinën, vaksinojnë së pari: grupet e rrezikut dhe mjekët që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët në rrezik.
  5. Akuzat e administratës Rama kundër BE-së janë ndeshur me kritika të konsiderueshme në Bruksel dhe Strasburg dhe konsiderohen të papranueshme, veçanërisht në Gjermani.

Postime të ngjashme

Pse e skualifikuan? Mjeku Kosova: Tritani më mban inat për tenderin “që nuk mbylla sytë”. Ruli për vjedhjen e njeriut të tij

T E

Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

T E

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Durim! Nesër të shpjegoj fabrikën e parave

S.B.

Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa! Duhet të fillojnë negociatat

S.B.

Reforma në Drejtësi/ Presidenca paralajmëron Ramën: Mos e provoko popullin e 2 marsit!

S.B.

“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re”, Meta mesazh në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...