Agjencia Zhurnal.mk

Eksperti i ekonomisë: Kjo krizë do i kushtojë Shqipërisë 1 deri në 2 miliardë euro

Eksperti i ekonomisë dhe drejtori i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën, Maksim Caslli deklaroi në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” se kriza ekonomike që po shkakton pandemia e koronavirusit do t’i kushtojë Shqipërisë 1 deri në 2 miliardë euro.

Ai theksoi faktin se të gjithë sektorët që përbëjnë pjesët kryesore të motorit ekonomik të Shqipërisë do të preken rëndë nga kriza. Sipas tij mosha e re mesatare e Shqipërisë mund të ndihmojë për të hapur më shpejtë ekonominë pasi moshat e reja janë më pak të rrezikuara.

“Në Shqipëri konsumi i brendshëm është i vogël kemi më shumë import eksporte që krijojnë dinamikën në ekonomi. Duke qenë me moshë mesatare të ulët, nëse izolojmë personat më delikatë mund të shpëtojmë nga kjo. Më mirë është që popullsia më e re ta kalojë. Humbja do të jetë shumë e madhe. Diskutohet për miliarda. Remitancat vihen në dyshim. Turizmi do ketë vështirësi edhe për dy vitet e tjera. Fasoneria do ketë kërkesë në rënie. Nafta ka rënë në cmime katastrofike. E vetmja gjë që njerëzit duhet të fokusohet është bujqësia pasi njerëzit në kohë krize duan të hanë. Ne kjo krizë në fund do na kushtojë 1 deri në 2 miliardë euro. Kjo nuk zgjidhet thjeshtë duke dhënë lekë për ata që kanë dalë nga puna pasi të gjithë do të jemi në nevojë”, tha Caslli.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...