Agjencia Zhurnal.mk

Eksperti i shëndetësisë në SHBA: Vala e dytë e infektimeve me Covid-19 mund të jetë më agresive

Një ekspert i shëndetësisë në SHBA ka paralajmëruar se vala e dytë e infektimeve mund të jetë më e keqe se kjo aktualja, pasi ajo ndoshta do të përkonte me fillimin e sezonit të gripit.

“Ekziston mundësia që sulmi i virusit në vendin tonë dimrin e ardhshëm, në të vërtetë mund të jetë edhe më i vështirë sesa ai që sapo kaluam”-tha kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Robert Redfield për Washington Post .

Ai tha që të kesh dy vështirësi të njëkohshme në frymëmarrje do të sillte një tendosje të paimagjinueshme në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Paralajmërimi i tij vjen pak ditë pasi disa shtete amerikane janë të përgatitur të rihapin ekonomitë e tyre dhe Redfield kërkoi që edhe muajt e ardhshëm të vazhdojë distancimi shoqëror.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...