Agjencia Zhurnal.mk

Eksplorueset e Arktikut u izoluan gjatë pandemisë në një kasolle të vogël, në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë

Kur Hilde Falun Strom dhe Sunniva Sorby filluan një ekspeditë në arkipelagun e Arktikut të Svalbard, shtatorin e kaluar, qëllimi i tyre kryesor ishte studimi rreth ndryshimit të klimës në rajonet polare.

Pasi kaluan afro nëntë muaj duke mbledhur të dhëna për studiuesit në Basembu, aventurierët vendosën t’i thonin lamtumirë kasolles së tyre të vogël prej druri.

Sidoqoftë, ashtu siç ndodhi për shumë njerëz në mbarë botën, planet e tyre ndryshuan papritmas për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Tani nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të qëndrojnë të shkëputura nga bota, së bashku, nën shoqërinë e qenit të tyre Ettra, dhe të arinjve polarë, derisa një anije të jetë në gjendje t’i kthejë ato në shtëpi.

“Ne kemi shumë të ftohtë”, tha Strom për CNN përmes telefonit satelitor.

“Nuk ka energji elektrike. Nuk ka ujë të rrjedhshëm. Ka qenë sfiduese, por është zona më e bukur që mund ta imagjinoni”, ka shtuar ajo.

Strom dhe Sorby kaluan dy vjet duke planifikuar projektin e njohur si “Hearts” në akull, i cili i bëri ato gratë e para në histori që mbijetuan në Arktik pa një anëtar mashkull të ekipit.

Gjatë kohës së tyre, studiueset kanë mbledhur të dhëna për motin dhe jetën e egër duke monitoruar retë, akullin e detit dhe organizmat, për agjencitë ndërkombëtare si Instituti Polar Norvegjez në NASA.

Vajzat të cilat e njohin njëra-tjetrën për rreth gjashtë vjet, kanë jetuar në errësirë totale për tre muaj, ndërsa e përshkruajnë si një përvojë jo të mirë.

“Asnjëra prej nesh nuk ka jetuar aq afër në një hapësirë të vogël (kabina e tyre u ndërtua në vitin 1930)”, thotë Sorby.

“Pra kjo periudhë padyshim që ka leksionet e saja dhe sfidat, por nuk ka asnjë gjë që ne nuk kemi mundur ta përballojmë”, u shpreh ajo.

“Pastaj në mars, toka filloi të rrotullohet nga boshti i saj, dhe gjithçka filloi të ndryshojë”, shton Sorby.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!