Eksport i rritur i produkteve bujqësore për pesë për qind, Qeveria paralajmëron mbështetje të mëtutjeshme

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Shkup, 22 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes gazetareske lidhur me atë se a po ndiqet eksporti i produkteve bujqësore, veçanërisht në rajonin e Pollogut, i cili njihet si zonë kryesisht bujqësore, informoi se Qeveria ka investuar shumë në bujqësi dhe se janë shlyer edhe borxhet e vjetra. Ai premtoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë bujqit edhe në periudhën e ardhshme.

“Po, absolutisht. Jashtëzakonisht shumë kemi investuar edhe në pjesën e bujqësisë. Për bujqit, gjatë periudhës së kaluar janë realizuar shumë transferta dhe janë shlyer borxhe të trashëguara nga e kaluara. Që nga ky vit do të fillojmë t’i shlyejmë obligimet në mënyrë të rregullt”, tha ai.

Kryeministri theksoi se është bërë një hap i madh përpara, me rritjen prej pothuajse 5 për qind të eksportit të produkteve bujqësore në tremujorin e parë të këtij viti.

“Në tremujorin e parë të këtij viti, eksporti i produkteve bujqësore është rritur për gati 5 për qind. Te duhani është arritur një çmim historikisht rekord dhe gjithashtu edhe te produktet e tjera bujqësore. E njëjta gjë vlen edhe për pemëtarinë. Prandaj mund të them se është bërë një hap i madh përpara. Por këtu nuk ndalemi – vazhdojmë më tej.

Jam i bindur se në periudhën që vijon do të arrijmë rezultate edhe më të mira, sepse kjo ndikon në produktin e brendshëm bruto dhe kjo është shumë e rëndësishme që të zhvillohemi në drejtimin e duhur. Ndërsa ne, si Qeveri, do të vazhdojmë ta mbështesim bujqit”, shpjegoi kryeministri. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More