Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, rritje me mbi 700 milionë lekë

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje përgjatë 4 muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-prill u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 3 miliardë lekë.

INSTAT bën të ditur se eksportet krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2020 shënuan rritje me rreth 700 milionë lekë.

Edhe importet gjatë katër muajve të parë të këtij viti shënuan rritje edhe pse me ritme më të ulëta, rreth 100 milionë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 2.6 miliardë lekëve kundrejt 2.5 miliardë lekëve që ishin në 5-mujorin e parë të 2020-s.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore./RTSH

Postime të ngjashme

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

Zjarret në Shqipëri, ushtria dhe banorët bëhen bashkë – shuajnë flakët me kova uji

D V

Situata me zjarret në Shqipëri, Peleshi thirrje banorëve: Dilni sa më parë nga banesat

D V

Shqipëri, 344 shoferë të arrestuar në muajin korrik

D V

Coronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...