Eksportet shqiptare drejt Kinës, 5,2 miliardë lekë

Eksportet e mallrave shqiptare drejt Kinës në 8-mujorin e këtij viti arritën vlerën 5.2 miliardë lekë, nga 3.2 miliardë lekë të eksportuara në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

 

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), të publikuara nga “ATSH”, importet e mallrave arritën vlerën 42.1 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të 2020-s u importuan 33.1 miliardë lekë mallra.

Sipas INSTAT-it, në muajin gusht volumi i importit të mallrave nga Kina u rrit me 27.3 %.

Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, vlera e të cilave gjatë këtij 8-mujori llogaritet 19.5 miliardë lekë.

Po ashtu tekstile dhe këpucë, me vlerë gati 7.3 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 6.1 miliardë lekë dhe materiale ndërtimi e metale me vlerë 3.5 miliardë lekë.

Related posts

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

FMN i ndau Maqedonisë së Veriut rreth 133 milionë të drejta speciale të tërheqjes

Redaksia

Analizë: Shteti “ka harruar” investimet kapitale, niveli i realizimit shumë i dobët

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More