Eksporti është ulur për 5.7 përqind, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe

nga D V

Shkup, 7 tetor –  Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në vend, në periudhën janar-gusht të këtij viti, është 5,190,2 milionë euro dhe shënon rënie prej 5,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e mallrave të importuara është 7,341,3. milionë euro që është 0.6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në periudhën janar – gusht 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, vendi ka bërë më shumë tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), deficiti tregtar është 2,151,2 milionë euro, ndërsa mbulimi i importeve me eksporte është 70,7 për qind.

“Këmbimi tregtar sipas produktit tregon se peshën më të madhe të eksporteve e zënë katalizatorët mbi transportuesit me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, kompletet e telave të ndezjes etj, për automjetet, avionët ose anijet, pjesët e sediljeve të nëngrupit 821.1 dhe katalizatorët e tjerë në transportues. Vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuar), metalet e tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, dhe mjete të tjera motorike”, thonë nga ESHS.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More