Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Eksporti me rritje prej 29 për qind në tremujorin e parë

Shkup, 6 maj – Zhurnal.mk – Eksporti i mallrave nga vendi në tremujorin e parë të këtij viti shënon rritje prej 29 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave të publikuara vlera e përgjithshme e mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-mars 2021, është 2.002.586 mijë dollarë amerikanë, vlera e mallrave të importuara në periudhën e njëjtë, është 2,637.519 mijë dollarë amerikanë, që është për 24,6 për qind më shumë në periudhën janar-mars 2021, është 634.933 mijë dollarë amerikanë.

Mbulimi i eksportit me import, në periudhën janar – mars 2021, është 75, 9 për qind.

Shkëmbimin tregtar për produkte tregon se më shumë kemi importuar katalizatorë për transportuesit me metale të çmuar ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulëset nga nëngrupi 821.1 dhe feronikeli, ndërsa kemi importuar më shumë platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze.

Në periudhën janar-mars të vitit 2021, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

AMS: Tregu i sigurimeve u rrit me 5%, shitja e policave arriti në 43.7 milionë euro

Zekirija Haxhiu

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Zekirija Haxhiu

Zaev: Çdo ankesë në lidhje me taksën ekologjike prej 3,5 denarë është e pabazuar

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...