Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Eksporti në janar dhe shkurt me rritje prej 21.1 përqindëve

Shkup, 7 prill – Zhurnal- Eksporti i mallrave në dy muajt e parë të këtij viti shënon rritje prej 21.1 përqindëve në krahasim me periudhëн e njëjtë të vitit të kaluar, njofton Enti shtetërore i statistikave.

Sipas të dhënave të publikuara, vlera e eksporteve të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-shkurt të vitit 2021, është 1.301.104 mijë dollarë amerikanë.

Vlera e mallrave të importuara, sipas të dhënave të publikuara, në të njëjtën periudhë ka arritur në 1.659.766 mijë dollarë amerikanë, që është 15.1 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar në periudhën janar-shkurt të vitit 2021 ka arritur në 358.663 mijë dollarë amerikanë. Mbulimi i importeve me eksporte, në periudhën janar-shkurt të vitit 2021, është 78.4 për qind.

Shkëmbimi tregtar i produkteve tregon se pjesa më e madhe në eksport janë katalizatorët e transportuesve me metale të çmuara ose përbërësit e tyre, setet e përçuesve për ndezje dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e ulëseve nga nëngrupit 821.1 dhe ferronikeli. Në importe më shumë janë përfaqësuar metalet e tjera nga grupi platin dhe aliazhet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, produkte qeramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial, platina dhe aliazhet e platinës, të papunuara ose në formë pluhuri dhe vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç të papërpunuara).

Sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut në këtë periudhë ka treguar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Kinën.

Postime të ngjashme

Shitjet e automjeteve BMW në maksimumin historik

R Zh

Shumë qytetarë në prag të ekzistencës! Çmime më të shtrenjta, paga të njëjta

Z H

2.5 miliard euro investim në Korridorin 8

Z H

Despotovski: Në zona ka trend pozitiv, me aktivitete plotësuese do ta nxisim të vazhdojë

Z H

Bytyqi, Nikollovski dhe Boçvarski në inspektim të rrugës Rankovc-Kriva Pallankë

Z H

FITRCLASSROOM: Maqedonia e Veriut me strategji kombëtare për inteligjencë artifiaciale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...