Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Eksporti për 11 muaj në vitin 2020 me ulje prej 9,9 për qind

Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Eksporti i mallrave nga vendi nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar është ulur për 9.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – nëntor 2020, arriti në 5,970,157,000 dollarë amerikanë, vlera e mallrave të importuara në të njëjtën periudhë arriti në 7,744,550,000 dollarë, që është 9, 7 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar në periudhën janar – nëntor 2020 arriti në 1,774,394,000 dollarë. Mbulimi i importeve me eksporte në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar ishte 76.9 për qind.

Shkëmbimi tregtar i produkteve tregon se pjesa më e madhe në eksport janë katalizatorët e transportuesve me metale finsike ose përbërësit e tyre, grupe të përçuesve të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e ulëseve së nëngrupit 821.1 dhe ferronikelit. Te importi kryesisht janë platina dhe legura e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri, vajra nafte dhe vajra të marra nga minerale bituminoze (përveç lëndëve të papërpunuara), produkte prej alumini ose çeliku, metale pa platin ose metale të tjera të grupit të platinës dhe legurët e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri.

Në periudhën janar – nëntor 2020, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, vendi ynë tregton më së shumti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqi

Postime të ngjashme

Në vijim është pagesa e kthimit të tatimit mbi të ardhurat personale për fermerët

Z H

Bytyqi: Paga mesatare do të vazhdojë të rritet

J D

“Telekomi i Maqedonisë” për 2,3 për qind i ka rritur të ardhurat nga shitjet në vitin 2020

Bexhet Musliu

Qeveria kundër organizimit të dasmave dhe ahengjeve

J D

Bytyqi: Do të gjendet kuorum dhe virtyt që të miratohen zgjidhjet ligjore për operacionalizimin e masave ekonomike

J D

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve

J D

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...