Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë Maqedoni

Ekspozita dhe Libri i Prof.Dr. Ismail Ahmedit në qendër të vëmendjes në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës ne Sharika-EBA

Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Në kornizën e bashkëpunimit mes Ambasadës së RMVsë në Emiratet e Bashkuara Arabe-Abu Dhabi dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore u bë hapja solemne e ekspozitës së dorëshkrimeve arabe në Maqedoninë e Veriut.

Ekspozitë ekskluzive dhe e para e llojit e përgatitur enkas nga Profesori i mirënjohur me renome ndërkombëtare akademike nga Kërçova, Profesor Dr. Ismail Ahmedi. Ekspozita e tij mori vendin qendror në hapësirën e Festivalit të 18të të Trashëgimisë Kulturore te Sharikas (20 mars 18 prill 2021) nën moton “Kultura na Bashkon”.

Në suaza të festivalit me 07 prill 2021 u bë promovimi i librit të Profesor Dr. ISMAIL Ahmedit nga vepra e tij shkencore: “Kultura arabe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mes shekullit XV-XVIII”.

Në suaza të po të njëjtës akademi shkencore u bë edhe promovimi i librit të përbashkët të Prof. Mesud Idriz dhe Muhamedali Ali, përmbledhje e disa artikujve dhe hulumtimeve të botuara nën një kopertinë dhe me fokus në trashëgiminë kulturore arabe ne Evropën juglindore si dhe katalogun e prijësve fetar ne Balkan pas shekullit të XIX.

Për shkaqe objektive Prof. Ismail Ahmedi nuk pati mundësinë të mer pjesë në këtë eveniment qëndror. Prandaj Dr. Muhamedali Ali, bëri edhe prezantimin e librit të Prof. Dr. Ismail Ahmedit, prezantim i cili zgjoi interes të veçantë nga të pranishmit dhe më gjërë nga mediumet prezente në këtë eveniment shkencor.

Në vijim mund të shikoni video materijalin promotiv te emëruar në Televizionin shtetëror të EBA Sharika

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...