Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Ekspozita e Mimoza Ahmetit / “Potencë” sjell portretet e individëve të gjallë të shoqërisë

Potencë, quhet ekspozita e sapo çelur e Mimoza Ahmetit.

Ajo zgjedh të na sjellë këtu portretet e individëve të gjallë të shoqërisë sonë, që kanë lëvizur midis mundësisë dhe fuqisë. Midis mundësive individuale dhe pushtetit si forcë absolute.

Derisa të arrish në këtë ekspozite ose në salon arti është një rrugë shumë e gjatë dhe përveç elementëve emocionale ka dhe element konceptuale që vlejnë për tu diskutuar. Kështu këtu kam portretin e Henri Cilit. Këtu kam portretin e Edi Ramës në fazën kur ai është kryeministër pra kur është në fuqinë e tij absolute. Këtu kam një personazh shumë të veçantë që është në karakterin e tij të dyfishtë Fatos Lubonja, që është edhe njeriu i thjeshtë e përditshëm, por edhe ai që bën apel për çështje të nacionalkomuizmit, të simbolikës. Në një fazë tjetër këtu kam Edi Ramën, I cili është në vitet 97, I goditur në një atentat, në një përplasje”, tha Ahmeti.

Ahmeti në pohon se ka në plane të saj së shpejti një tjetër ekspozitë, që po ashtu do të zhbirojë karakteret dhe të brendshmen njerëzore, ndërsa thotë se këtë paraqitje të punëve të saj e ka bërë për të dhënë një shembull për studentët e ardhshëm të arteve pamore.

Vendosa të fus një emërues të përbashkët që quhet potencë. Fuqia e trupit në lëvizje nga një pikë në një tjetër. Doja të thoja që kjo ekspozitë kishte për qëllim që të ngacmonte studentët e rinj që do vijnë për arte pamore”, tha ajo.

Postime të ngjashme

Në Tetovë u mbajt edicioni VIII i manifestimit kulturor “LIDHJA NA BASHKON”

R Zh

“Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”, çelet sezoni artistik teatror në Teatrin Metropol

Lea Muslija

“Chopin Piano Fest”, sjell në Prishtinë pianistin hungarez

Lea Muslija

Geer me mesazh për mbrojtje të pasurisë natyrore dhe kulturore në Ohër

Zekirija Haxhiu

Romani i cili ndryshoi mënyrën se si ne e perceptojmë kohën

Lea Muslija

“Siddhartha” në ujërat e filozofisë hinduiste

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...