Teknologji

Ekspozita e parë artistike e një roboteje

Zhurnal Ads

Robotët mund të bëjnë shumë gjëra, por nuk mund të jenë artistë … ose kështu kemi menduar.

Arti dhe imagjinata shpesh konsiderohen si aftësi ekskluzivisht njerëzore, por tani një robot me inteligjencë artificiale, i quajtur “Ai-Da”, është koduar për aktivitet krijues.

Roboti hapi ekspozitën e parë artistike në kryeqytetin britanik të enjten (10 shtator) në Galerinë Annka Kultys në Londrën lindore.

Krijuesi i Ai Da-s, drejtori i galerisë Aidan Meller, thotë se roboti mund të “shohë” me ndihmën e dy kamerave, një në secilin sy.

Sytë janë të lidhur me një sistem kompjuterik pamor i cili më pas analizohet nga një algoritëm i Inteligjencës Artificiale. Kjo do të thotë se artistja robotike është në gjendje të bëjë portrete njerëzish që qëndrojnë para saj.

“Ajo është në gjendje të mbajë një laps në dorë dhe të skicojë një portret ose peisazh. Ne më pas jemi në gjendje të përdorim skicimet që ajo bën dhe i kthejmë në piktura. Madje kemi qenë në gjendje të bëjmë edhe skulptura”.

Rezultati nuk është një vizatim realist fotografik, përkundrazi puna unike e Ai-Da bazohet në teknikën e kubizmit, plane të ndërprera që krijojnë një fytyrë njerëzore. Algoritmi bën të mundur që çdo vepër arti të jetë unike dhe nuk do të përsëritet nga Inteligjenca Artificiale.

Ekspozita përfshin skicime që janë “shndërruar” në piktura me ndihmën e duarve të njeriut. Por zoti Meller thotë se nuk do të vonojë shumë derisa Ai-Da të pikturojë në mënyrë të pavarur.

“Ne jemi duke zhvilluar aftësinë e saj për të pikturuar. Është në të vërtetë një projekt mjaft i madh. A mund ta imagjinoni të jesh në gjendje të zgjedhësh penelin dhe sasinë e duhur të bojës dhe gjithçka tjetër që duhet për të pikturuar? Ne po i kalojmë të gjitha këto sfida teknike dhe kështu, jemi të entuziazmuar kur themi se ajo tani po pikturon. Por ajo po punon gjithashtu në bashkëpunim me njerëzit”.

Krijuar në vitin 2019, Ai-Da pretendohet të jetë artistja e parë robotike me Inteligjencë Artificiale në botë. Ajo e merr emrin nga Ada Lovelace, një konteshë e shekullit të 19-të, që mendohet të jetë programuesja e parë kompjuterike në botë.

Roboti i ri u krijua në bashkëpunim me krijuesit robotikë të Arteve Inxhinierike, me algoritme të Inteligjencës Artificiale të krijuara nga ekspertë në Universitetin e Oksfordit. Aidan Meller thotë se Ai-Da ngjall një sërë reagimesh.

“Është robot, kështu që i bën njerëzit të jenë jashtëzakonisht të polarizuar. Njerëzit ose e adhurojnë, duke e parë si një krijim fantastiko-shkencore, ose pezmatohen duke menduar;” Oh, ata do të na marrin punët, është e tmerrshme. Pra, i shohim të dy reagimet”, thotë zoti Miller.

Ekspozita e re – e quajtur “Ai-Da (Artistja Robot)” – përfshin 15 punime, një kombinim skicash, pikturash, punime të reja të bazuara në skanimet me rezonancë magnetike të bletëve dhe një skulpturë bronzi.

“Arti krijohet me ndihmën e kompjuterave, me ndihmën e teknologjive të reja dhe më pas manifestohet fizikisht përmes një mënyre shumë klasike, pikturave tradicionale të vajit ose vizatimeve me laps. Pra, ajo lidh historinë e artit me teknologjitë e reja të shekullit 21”, thotë pronarja e galerisë Annka Kultys.

Kritikët e artit mund të mos jenë dakord por Aidan Meller thotë se ajo është një produkt i kohës së saj, ashtu si çdo artist. Ai shpreson se Ai-Da do të nxisë diskutime në lidhje me të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe robotikës.

“Ne nuk jemi këtu për të nxitur dhe reklamuar robotët, nuk po flasim për një gjë të tillë. Ne jemi këtu për të bërë pyetje në lidhje me këto teknologji të ardhshme. Ato mund të na ndihmojnë masivisht, por gjithashtu mund të na rrezikojnë vërtet në shumë mënyra të ndryshme”, thotë Miller.

“Ai-Da (Artist Robot)” u hap të enjten (10 Shtator) në Galerinë Annka Kultys në Londër dhe do të jetë e hapur deri më 10 tetor 2020.

Postime të ngjashme

YouTube prezanton versionin e vet të TikTok

admin

A mbaron shpejt bateria e telefonit tuaj? Ja se kush e shpenzon më së shumti atë!

admin

Dyqani i parë lundrues i Apple do të hapet së shpejti dhe do të ketë pamje unike

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...