Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Ekspozita në Romë nxjerr në dritë statujat e lashta

Pas dekadash të mbyllura në bodrum, disa prej skulpturave më të bukura të lashtësisë janë nxjerrë nga terrnaja dhe i janë rikthyer publikut në Romë.

Buste perandorësh romakë, sarkofagë të ndërliqshëm dhe një relief i vjetër grek i bërë para 2500 vjetësh janë vetëm disa nga 92 artefaktet e shfaqura në Palazzo Caffarelli të kryeqytetit italian.

Mermerët i takojnë familjes së fisme Torlonia dhe përfaqësojnë një fraksion prej 620 skulpturave të saj, që besohet të jetë më i madhi koleksion privat në botë.

“Ne mund të bëjmë shtatë, tetë apo pesëmbëdhjetë ekspozita”, ka thënë historiani i artit Salvatore Settis, që është përzgjedhur nga familja për t’i ndihmuar si kurator për ekspozitën. Kështu, ai pati detyrën e zorshme për të vendosur se cilat artefakte do të nxirreshin në dritë.

Si shumë familje romake, edhe Torloniat fillimisht e vunë koleksionin e tyre të madh për paraqitje në muze. Por pas 101 vjetësh, ata mbyllen dyert e tij më 1976, duke synuar të kthenin ndërtesën në apartamente private.

“Rishfaqja e një koleksioni të tillë legjendar është një ngjarje fort e rëndësishme”, ka thënë Settis. “Kur e pashë për të parën herë ishte shumë emocionuese për shkak se shumicën e këtyre i njihja vetëm prej librave, por kurrë nuk i kisha parë”.

Toroloniat, që bën pasurinë e tyre me anë të kontratave papale, nisën të bënin koleksione, disa prej të cilave ishin nga shekulli XV, si dhe ndërtuan një koleksion të koleksioneve.

Mes tyre është edhe një basen fontane që është bërë në Greqi e që besohet se ka qëndruar në kopshtin e Jul Çezarit.

Shumë prej artefakteve kanë përjetuar restaurime të ndjeshme ndër vite, përfshirë statuja e një dhie, trupi i së cilës daton nga shekulli i parë i erës sonë, kurse koka e saj besohet të jetë krijuar nga skulptori italian i shekullit XVII, Bernini.

Anna Maria Carruba ka ndihmuar që të përgatiteshin statujat për ekspozitë.

“Shumë prej këtyre veprave janë restauruar nga vitet 1600 e tutje. Ne nuk patëm nevojë të punonim në strukturat e statujave, por vetëm në sipërfaqe duke e pastruar dhe hequr pluhurin që ishte mbledhur ndër vite, si dhe materialet e përdorura nga restaurimet e mëparshme”, ka thënë ajo.

Ekspozita “Mermerët e Torlonias” ishte paraparë të hapej në prill, por qe shtyrë për shkak të koronavirusit. Ai do të jetë i hapur gjer në qershor të vitit të ardhshëm në Romë, e më pas pritet të jetë në njërin nga shtetet evropiane dhe në ShBA para se të rikthehet në Itali, ku do të ketë një shtëpi të përhershme.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka

S.B.

“Berlinale 2021” në modusin e pandemisë

S.B.

Gani Mehmetaj fiton çmimin ‘Kadare’ për vitin 2020

S.B.

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

S.B.

“Ua dedikojmë këtë film shqiptarëve, një prej kombeve më mikpritës”

S.B.

366 filma në garë për “Oscar”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...