Ekspozitë e Verim Zendelit në QIK-Stamboll

nga D. V.

Shkup, 18 qershor – Në Qendrën Informatike Kulturore në Stamboll sonte do të hapet ekspozita “Zbulimi i vizioneve II” të Verim Zendelit. Ekspozita mbahet në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut për promovimin e artit bashkëkohor të Maqedonisë në Republikën e Turqisë, ndërsa hyrja është falas.

Sipas QIK-Stamboll, ekspozita ofron një vështrim në botën e artit ku format humbasin në abstraksion dhe neo-surrealizëm, duke krijuar një ambient në të cilin realja dhe imagjinarja bashkëjetojnë në harmoni.

“Veprat e Zendelit nuk kërkojnë vetëm përgjigje vizuale, por edhe pjesëmarrje të brendshme – ato na thërrasin ta gjejmë bukurinë në atë që shpesh herë mbetet e fshehur dhe e qetë. Autori sfidon shikuesin që të futet vizualisht në një eksplorim të thellë të “realitetit të brendshëm” – ajo që lind nga mendja, ndjenja dhe imagjinata. Piktura e tij lëviz nëpër shtresa kuptimi dhe ndjesie, duke zbuluar bukurinë e fshehur dhe duke krijuar narrativa vizuale të mbushura me simbolikë dhe thellësi emocionale. “Zbulimi i vizioneve II” është kapitulli i dytë i një procesi personal dhe artistik që e pozicionon artistin si ndërmjetësues mes të dukshmes dhe të padukshmes, mes realitetit dhe spiritualitetit”, citohet në njoftimin për ekspozitën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More