Agjencia Zhurnal.mk

Ekspozohen punimet e të burgosurve (FOTO)

Prishtinë, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Për nder të shënimit të njëzetvjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve kulturore, SHKK në ndërtesën e Qeverisë, ish- Pallati i Rilindjes ka hapur një ekspozitë me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve.

Paraprakisht ekspozita ishte hapur në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” në Istog, në Qendrën e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, për t`u përfunduar në Prishtinë.

“Në këto ekspozita u prezantuan punimet, në të cilat personat e burgosur shprehin botën e tyre të brendshme apo edhe pendimin në lidhje me atë që ka ndodhur. Punimet e tyre paraqesin qartë, se këta persona tani mendojnë dhe sillen ndryshe, si dhe janë të përgatitur për ri-integrimin e tyre në shoqëri”, thuhet në një njoftim për media të Shërbimit Korrektues të Kosovës rreth kësaj ekspozite

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...