Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Ekstradohet nga Gjermania Andi Janko, i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri për mashtrim

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Gjermani dhe është ekstraduar në vendin tonë.

Bëhet fjalë për shtetasin Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.

Njoftimi i policisë/ Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Postime të ngjashme

Një qytetar i Dibrës është plagosur me armë zjarri

Zekirija Haxhiu

Marihuana në malin e Tetovës, paraburgosen tre shkupjanët!

Dafina Vidishiqi

Ndërron jetë 32 vjeçarja që u përfshi në aksidentin në Ferizaj, ku kishin humbur jetën edhe katër familjarët e saj

Dafina Vidishiqi

Tragjedi në Kërçovë / Djali ther me thikë babain, nga plagët vdes në spital

Dafina Vidishiqi

Aksident i tmerrshëm afër parkut të Çairit, ka të lënduar

Dafina Vidishiqi

Sanksionohen 213 shoferë në Shkup, 34 për vozijte të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...