Agjencia Zhurnal.mk

Ekzekutohen brenda makinës dy vëllezër në Durrës

Dy persona humbën jetën në një atentat që ndodhi pasditen e sotme në Durrës. Viktimat e vrarë me armë zjarri janë vëllezër dhe janë gjetur brenda një automjeti tip Golf pranë tregut të makinave në Shën Vlash të Durrësit.

Viktimat kanë qenë duke lëvizur me automjet kur janë qëlluar dhe ekzekutuar nga disa persona. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa viktimat janë gjetur përkatësisht në vendet e drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit.Viktimat njihen si tregtarë automjetesh dhe sot kanë nisur aktivitetin.

Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve. Krimi paraprakisht deklarohet se është kryer me një armë automatike kallashnikov.

Shumë persona në zonë janë shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi krimin dhe rrethanat e tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...