Ekzekutohen pagat e punonjësve publikë

nga D V

Tashmë janë ekzekutuar pagat për zyrtarët publikë dhe përfitimet sociale për muajin shtator.

Siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj, pagat janë ekzekutuar nga Thesari i Shtetit.

Edhe pse Telegrafi kontaktoi zyrën e informimit të Ministrisë së Financave, ata nuk dhanë informata për vonesën e ekzekutimit të pagave.

Ndryshe, sot është raportuar se shkaktari kryesor për mos ekzekutimin e pagave ishte skadimi i mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Mos-ekzekutimi i pagave në afatin e paraparë është parë me shqetësim nga ish-kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi.

Ai tha se e kanë të pamundur të veprojnë si aktivitet sindikal, pasi qeveria ka mbyllur kodet buxhetore të sindikatave. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More