Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ekzekutohet gazetari, autorë të maskuar i zënë pritë

Një gazetar është vrarë në një pritë të organizuar nga persona të armatosur në provincën e Ghor në Afganistan. Bismellah Adel Aimaq 28 vjeç ishte kryeredaktor i radios “Zëri i Ghor”.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit afgan. Ai është gazetari i pestë që vritet në harkun kohor të dy muajve në Afganistan.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani dënoi vrasjen e gazetarit dhe tha se qeveria e tij është e përkushtuar për të mbështetur lirinë e medias.

“Talebanët dhe grupet e tjera terroriste nuk mund të shuajnë zërat e ligjshëm të gazetarëve dhe mediave duke kryer sulme të tilla”, tha ai në një reagim në Twitter.

Vrasjet e gazetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut janë rritur ndjeshëm muajt e fundit në Afganistan.

Gjatë muajit Dhjetor, talebanët deklaruan se nuk janë të përfshirë në vrasjet e punonjësve të mediave.

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...