Bota Kronika

Ekzekutohet vrasësi i rrezikshëm me pagesë në Greqi, “Apashi” eliminohet nga persona të maskuar

Zhurnal Ads

Një vrasës i rrezikshëm është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Kalithea të Greqisë. Mediet fqinje bëjnë me dije se është ekzekutuar në një atentat mafioz personazhi i njohur i “nëntokës”, Evangelos Pallis, i cili njihej ndryshe edhe si “Apashi”.

Ai ishte dënuar të paktën dy herë për vrasje dhe, siç theksojnë mediet greke, kishte luajtur një rol të rëndësishëm në kryengritjet në burgjet e Greqisë, gjatë viteve 2000. “Apashi” njihej si një person që merrte porosi për vrasje me pagesë të emrave të njohur të krimit në vendin fqinj.

Ai është gjetur i mbuluar në gjak nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Vrasësi është ekzekutuar me tre plumba nga persona të maskuar, ndërsa ishte liruar nga burgu dy vite më parë.

Postime të ngjashme

​Rekord infeksionesh me Covid-19 në Çeki, mbyllen kinematë dhe muzetë

admin

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

S.B.

Foto/ Njihuni me bukuroshet armene që po luftojnë ashpër kundër Azerbajxhanit…

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...