Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

El Salvador, vendi i parë që mund të legalizojë Bitcoin

El Salvador mund të bëhet vendi i parë në botë që legalizon Bitcoin. Të paktën ky është objektivi dhe dëshira e presidentit Nayib Bukele.

Gjatë një konference për mediat, presidenti bëri të ditur se do të dërgojë në javët në vijim, një projektligj në parlament. Synimi është legalizimi i kriptomonedhës, duke shpjeguar se iniciativa e tij ka si objektiv krijimin e vendeve të punës në një vend ku 70% e popullsisë nuk ka një llogari bankare dhe punon në të zezë.

Sipas presidentit të Salvador, pas legalizimit, Bitcoin mund të jenë instrumenti i duhur për të bërë më të shpejtë dhe më të lirë veprimet për ata që punojnë jashtë vendit. Paratë e dërguara nga emigrantët në vendlindje janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në vend: 22% e prodhimit të brendshëm bruto sipas të dhënave zyrtare. Në vitin 2020 ato ishin 5.9 miliard dollarë.

Tregu i kriptovalutës është rritur deri në 2.5 trilion dollarë një vit më parë. Sipas ekonomistëve të ndryshme, rritja e shpejtë e vlerës ngre dyshime për faktin nëse ajo mund të zëvendësojë ndonjëherë monedhat vendase në veprimet e përditshme. Pa llogaritur dhe problemet me transaksionet e paligjshme dhe riciklimin.

Postime të ngjashme

Së shpejti autobusi “dron” që bart deri në 40 persona – fluturimi do të kushtojë sa një biletë treni

Lea Muslija

Së shpejti autobusi “dron” që bart deri në 40 persona – fluturimi do të kushtojë sa një biletë treni

Dafina Vidishiqi

Lojën që askush nuk po e luan në PS5 dhe për këtë do të jetë e disponueshme në PS4

Dafina Vidishiqi

Shkencëtarët zbulojnë ‘alarmin për COVID-19’, pajisja mund të ‘nuhasë’ nëse dikush prezent ka infeksion brenda 15 minutash

Dafina Vidishiqi

Microsoft shpall përsëri Windows 11

Dafina Vidishiqi

Një qen mekanik kushton 2,700 dollarë – por, çfarë mund të bëjë?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...