Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Elbasan, arrestohet 25-vjeçari në kërkim që në muajin shkurt. Ja akuzat që rëndojnë mbi të (Emri)

Kapet dhe vihet në pranga një 25- vjeçar i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit në Elbasan. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për shtetasin Rafael Greca.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni Kundër Personit në DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin:

R.G.., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen edhe të shtetasit E.T.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme proceduriale.

Postime të ngjashme

Fundi i maratonës së Gramoz Ruçit

Dafina Vidishiqi

Detaje nga aksidenti në Vlorë, kush është 22-vjeçari që po e ndiqte policia, dyshohet se kishte armë

Dafina Vidishiqi

Aksident me fatalitet në Vushtrri, humb jetën një 59 vjeçar

Dafina Vidishiqi

Kongresi, vendimet e rëndësishme që morën 3000 delegatët socialistë

Dafina Vidishiqi

Greqia shtyn masat deri në 21 qershor për kufirin me Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

12 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...