Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Elbasan/ Sherri brenda lokalit ku u plagosën djemtë e pronarit, arrestohet një prej autorëve, 6 të tjerë në kërkim

Policia e Elbasanit zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy të rinj. Kujtojmë që lokali ku ndodhi sherri ndodhet saktësisht në lagjen ”Haxhias”. BalkanWeb mëson pak kohë më parë këtij lokali i ishte vendosur edhe tritol, ndërsa mbrëmjen e 4 tetorit u plagosën edhe dy djemtë e pronarit.

Policia bën me dije se për ngjarjen e 4 tetorit është arrestuar sot një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe profesionale, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Një autobus doli nga rruga në Demir Hisar – nuk ka udhëtarë të lënduar

R Zh

Shpërndahen vaksinat e reja/ Në disa qytete pati mungesa. Shkak bllokimi i Rinasit për 48 orë

S.B.

“Cënim skandaloz, krijon terren për …”, Presidenca letër SPAK: Të hetohet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga PS

S.B.

Rama thirrje emigrantëve: Kush investon në agro-turizëm, i japim grant 5 mijë euro

S.B.

Rinis procesi i vaksinimit në Lezhë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...