Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Elbasan/ U kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj, arrestohet 35-vjeçarja

Në 35-vjeçare, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta është arrestuar nga policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Njoftimi

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetase po transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasen:

K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë.

Arrestimi i saj u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 5 shtetas sirianë, kundrejt përfitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Postime të ngjashme

Nxirren trupat e pajetë të dy viktimave nga zjarri në Berat

S.B.

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri/ Kandidat i PDIU-së më 25 prill

S.B.

8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira; Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

S.B.

Meta ktheu kontratën për koncesionin e Rinasit/ Kuvendi ja rrëzon me 84 vota

S.B.

Lëndohet rëndë 28-vjeçari pasi u shtyp nga vetura ne rrugën Tetovë-f.Trebosh

S.B.

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi seksualisht një femër

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...