Elefantët endacakë të Kinës kthehen në habitatin e përshtatshëm

Pas lëvizjes për rreth një vit e gjysmë, tufa e 14 elefantëve të egër aziatikë është kthyer në një habitat të përshtatshëm tradicional.

Që nga 16 prilli, tufa e elefantëve ka kaluar nëpër tetë distrikte në nivel konteje në tre prefektura dhe qytete. Mbikëqyrësit e elefantëve, të cilët janë kafshë nën mbrojtjen shtetërore të nivelit A në Kinë, kanë pasur një detyrë të vështirë gjatë tre muajve të fundit.

Autoritetet në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore kanë evakuuar më shumë se 150 000 banorë për të shmangur përballjen me tufën e elefantëve endacakë. Mbi 25 000 forca policie dhe personel tjetër u dërguan në zonë dhe një numër i madh automjetesh e dronësh u vendosën për të monitoruar dhe drejtuar elefantët. Rreth 180 tonë ushqim u janë dhënë elefantëve gjatë migrimit të tyre.

Ndërkohë, banorët dhe bizneset në vende të ndryshme treguan mirëkuptim dhe ofruan mbështetje aktive për mbrojtjen e elefantëve, duke zbatuar masat e qeverisë. Ata fikën dritat e mbyllën dyert për të mos tërhequr vëmendjen e elefantëve dhe u ngjitën në katin e dytë të shtëpive të tyre ose më lart për arsye të sigurisë. Rrugët gjithashtu u hapën për t’u lënë vendin elefantëve.

Ekspertët besojnë se, në kushtet kur zbatimi i ligjit mbi gjuetinë e paligjshme ka pakësuar kërcënimet njerëzore ndaj elefantëve të egër aziatikë dhe numri i tyre vazhdon të rritet, duke arritur sot në rreth 300 nga 193 që ishte në vitet ’90 të shekullit të kaluar, aktivitetet e migrimit të tyre do të jenë më të shpeshta.

Ndërkohë, autoritetet po përshpejtojnë procesin e ndërtimit të një parku kombëtar të pyjeve të shiut për elefantët aziatikë, për të bashkërenduar më mirë mbrojtjen ekologjike ndërrajonale dhe për të studiuar e mbrojtur më mirë këto kafshë dhe habitatet e tyre.

Related posts

Reporterët pa Kufij: Rusia po shtrëngon internetin

D V

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Redaksia

Biden, liderëve afganë: Duhet të vendosni për fatin e shtetit tuaj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More