Elezaj pas arrestimeve në Komunën e Klinës: Ofrojmë mbështetjen tonë të pa kursyer për organet e drejtësisë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka reaguar pas aksionit të Policisë dhe Prokurorisë në komunën që ai udhëheq, ku janë arrestuar dy zyrtarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale”keqpërdorim të pozitës zyrtare.

 

Elezaj ka thënë se ofrojnë mbështetje të plotë për organet e drejtësisë në zbatimin e ligjit dhe vënien e drejtësisë për çdo rast të mundshëm të shkeljes së ligjit nga kushdo.

“Të nderuar qytetarë të Klinës. Sot, Policia dhe Prokuroria ka zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës duke e përfshirë dhe Komunën e Klinës. Sqarojmë opinionin se ne mbështesim në mënyrë të plotë, pa rezervë dhe ofrojmë mbështetjen tonë të pa kursyer për organet e drejtësisë në zbatimin e ligjit dhe vënien e drejtësisë për çdo rast të mundshëm të shkeljes së ligjit nga kushdo”, ka thënë ai.

Kryetari i Klinës ka shkruar tutje se “ne duam që as kjo komunikatë të mos ketë efekt në hetimet, e as që duhet të paragjykohet si e tillë”.

“Përkundrazi besojmë se hetimi duhet të jetë i drejtë dhe i shpejtë ashtu që institucionet të ndërmarrin veprimet e nevojshme. Në rast të kundërt, si kryetar i komunës së Klinës vlerësoj se organet e drejtësisë duhet të përmbahen nga veprimet që mund të prodhojnë precesione politike, për çka dua të besoj se nuk ka një arsye të tillë. E nëse organet e drejtësisë shndërrohen në vegla politike ose vihen në shërbim të politikës, kjo do të ishte një fatkeqësi dhe rrezik për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thotë ai.

Tutje, ai ka shtuar se “shpresojmë dhe urojmë që organet e drejtësisë të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe e vërteta të del në shesh sa më parë”.

Ndryshe, sot Prokuroria Themelore në Pejë së bashku me Policinë kanë kryer bastisje në komunën e Klinës, Pejës dhe të Istogut, ku kanë arrestuar 10 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Related posts

Kosovë/ Në mungesë të korumit nuk votohet marrëveshja me Bankën Evropiane

N E

Tensionimi i situatës në veri të Kosovës, reagon NATO

D V

Tollovi në pikat kufitare, sërish kolona të gjata të automjeteve për të dalë nga Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More