Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Elezi: Ende nuk dihet kur fillon procesi i numërimit të votave me kusht

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se ende nuk dihet se kur do të fillojë numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

“Aktualisht shërbimi votues është duke bërë një verifikim të të dhënave dhe pas përfundimit të tij do të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha ai.

“Po bëjmë përpjekje që ta përmbyllim sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të mund të nisim me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Shpresojmë se do të arrijmë që sonte të nisim këtë numërim”, tha tutje Elezi.

Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht është 31 mijë e 427, ndërsa i zarfeve të fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 766.

Postime të ngjashme

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

Kosova regjistron mbi 12 mijë raste me Kovid-19

N E

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

N E

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

N E

Mediat greke i bëjnë jehonë dokumentit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...