Agjencia Zhurnal.mk

Elezi: Investimet kapitale për vitin 2019 janë realizuar 78 përqind

Shkup, 6 janar, zhurnal.mk – Shpenzimet kapitale në Buxhetin për vitin 2019 janë realizuar 78 përqind në krahasim me projeksionin e bërë. Në vlerën absolute, investimet kapitale kanë arritur në 17.8 miliard denarë, që është 5.7 miliardë më shumë se sa në vitin 2018 ose 46.6përqind më shumë, kështu ka theksuar zëvendësministrja e financave Shiret Elezi teksa ka sqaruar të dhënat mbi zbatimin e buxhetit për vitin 2019.

Realizimi i shpenzimeve kapitale në dhjetor ishte jashtëzakonisht i mirë me realizimin e 6.7 miliard denarëve të shpenzimeve kapitale, në kuadër të të cilave u realizua blerja e automjeteve të blinduara të lehta për nevojat e anëtarësimit në NATO, gazifikimi dhe blerja e aksioneve nga SHA GAMA, inverterët, sistemi i kolektorëve në Ohër dhe projekte të tjera.

Do të theksoj se duhet të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e realizimit të shpenzimeve kapitale. Një nga mënyrat se si mund të veprojmë është transparenca fiskale. Kur lëshuam Formulën e shpenzimeve kapitale dhe e vendosëm atë në dispozicion të qytetarëve menjëherë pas kësaj, kemi pasur një performancë më të mirë për pothuajse të gjithë përdoruesit e buxhetit. Për më tepër, gjatë planifikimit të buxhetit të këtij viti, gjatë përcaktimit të shumave të projekteve kapitale kemi marrë parasysh edhe sjelljen e përdoruesve të buxhetit, pra zbatimin e mëparshëm të projekteve kapitale. Në planin afatgjatë, ne do të sigurojmë realizim më të mirë të shpenzimeve kapitale duke përmirësuar planifikimin buxhetor afatmesëm, si dhe me futjen e një sistemi të integruar të menaxhimit të financave publike të parashikuar nga ligji i ri i buxhetit, theksoi kështu Elezi.

Ajo sqaroi se si përdorues të buxhetit që kishin realizimin më të lartë të investimeve kapitale si përqindje e planifikuar dhe si një vlerë absolute e realizimit ishin Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me 3.4 miliardë denarë ose 85.4 përqind të projeksionit, Qeveria me realizimin e 2.9 miliardë denarë ose 98.9 përqind, Ministria e Mbrojtjes me 1.2 miliardë denarë ose 81.3 përqind, Ministria e Brendshme me 931 milion denarë ose 92.2 përqind Ministria e Financave me 908 milion denarë ose 87.9% realizimi dhe Agjencia për ndihmë financiare të bujqësisë me 718 miliardë denarë dhe 99.7 përqind të realizmit.

Elezi tha se të ardhurat buxhetore janë realizuar në vlerë prej 203.9 miliardë denarë, që është 97 përqind e projeksionit dhe një rritje prej 8.2 përqind në krahasim me vitin 2018. Sa i përket të ardhurave totale dhe kontributet tatimore arritën në 97.2 përqind ose 178.9 miliard denarë, që është një rritje prej 4.6% në krahasim me vitin 2018. Kontributet u realizuan në vlerë prej 101.2 përqind, ndërsa tatimi mbi vlerën e shtuar u realizua në shumën e plotë të parashikuar, pra 100 përqind ose në shumën absolute 52.1 miliardë denarë dhe ishte 5.7 përqind më e lartë se vitin e kaluar. Shpenzimet totale në vitin 2019 janë realizuar në shumën 217.6 miliardë denarë (3.5 miliardë euro) ose 95.3 përqind të buxhetit të parashikuar. Elezi tha se këto fonde shërbenin rregullisht me detyrimet e shtetit, siç janë pagesa e rregullt e pagave dhe pensioneve, transferimet sociale, subvencionet, bllok dotacionet për komunat, etj.

Deficiti buxhetor për vitin 2019 është 13.6 miliardë denarë ose 1.95 përqind e BPK-së së parashikuar për vitin 2019 dhe burimet vetanake dhe të huaja, pra 148.7 milion euro disbursim neto përmes letrave me vlerë të qeverisë, janë përdorur për ta financuar dhe shlyerjen e borxhit vlera 125 milion euro kredi DPL nga Banka Botërore, si dhe një pjesë e depozitave nga viti i kaluar.

Zëvendësministrja Elezi theksoi se ekonomia është në gjendje të mirë me rritje prej 3.6 përqind në tre tre muajt e parë të 2019.

Paga mesatare sipas të dhënave më të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave në muajin tetor arriti në 25.726 denarë ose është një rritje vjetore prej 3.7 përqind , tha Elezi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...