Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Elita Rudi i kundërpërgjigjet publikisht ndjekëses që i tha se emri “Zëri” që ia ka vendosur djalit është kot

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko ka afro tash e dy vite që janë bërë prindër për herë të parë.

Ata e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Zëri, e që është pëlqyer nga shumë prej përkrahësve të çiftit, por ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer si emër.

Një ndjekëse në Instagram i ka shkruar së fundmi bukuroshes Rudi, duke i replikuar në një fotografi që ajo publikoi në InstaStory, ku shfaqte një imazh të sajin dhe të Zërit pak pas ardhjes në jetë të tij.

“Emër Zëri?? Hej zot u bëftë 100 vjet por edhe ju andej nga Shqipëria emra palidhje, zëri, ajka etj. Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës se si mund të tallen të tjerët. Ta them nga eksperienca personale. Klb”, ka qenë mesazhi i shkruar nga ndjekësja.

Ndërkohë nuk ka vonuar edhe shumë përgjigja e Elitës, e cila ia ka kujtuar ndjekëses që të dy emrat në fjalë, janë emra puro shqip.

“Zonjë e dashur, paqtë shëndet gjithmonë djali yt, Noi, por mos e baj dert për Zërin dhe Ajkën se do e mbajnë me krenari emrin e tyre shqiptar. Puthje”, ka qenë përgjigja e Elitës.

Të njëjtën, Rudi e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke e bërë kështu replikën e saj publike.

Postime të ngjashme

Mixha Bibë kërcënon këngëtarin me armë në mes të emisionit (Video)

T E

Meti tashmë si menaxher, sjell fuqishëm në skenë Adolin

T E

Një tjetër arritje për Dua Lipën, albumi “Future Nostalgia” certifikohet si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

S.B.

E pyetur nëse ndonjëherë ka vuajtur nga ankthi, Aurela Gaçe: Sigurisht, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike e monetare

S.B.

Anxhela Peristeri prezanton një pjesë të klipit të këngës përfaqësuese në “Eurovision 2021”

S.B.

Taylor Swift anulon sërish shfaqjet e mbetura të turneut “Lover Fest” për shkak të pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...