Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Eliza Dushku kryen obligimin e saj si qytetare: Votova për Joe Biden sepse e çmoj demokracinë tonë

Zhurnal Ads

Aktorja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, njoftoi të enjten se e ka kryer obligimin e saj si qytetare.

Ajo ka votuar për zgjedhjet presidenciale 2020, teksa ka treguar haptazi edhe kandidatin së cilit ia dha votën.

Në një video të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Eliza u shfaq shumë e lumtur në veturë me bashkëshortin e saj, pak pasi kishte kryer votimin përmes procedurave paraprake që janë të mundësuara deri ditën para zgjedhjeve, më 3 nëntor.

https://www.instagram.com/p/CG5qvsQnrux/?utm_source=ig_web_copy_link

“Përshëndetje, unë votova! Unë votova për Joe Biden dhe Kamala Harris sepse e çmoj demokracinë tonë dhe kujdesin për të ardhmen e fëmijëve të mi dhe tuaj, për planet, për shëndetin, për të gjitha”, shkroi aktorja me prejardhje shqiptare në Instagram.

Obligimi ne saj si qytetare e Amerikës e përfundoi javë më parë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Ajo e bëri të ditur këtë përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku tregoi se kishte shkuar me bluzë transparente në votim.

Ndryshe nga Eliza, Rexha nuk e ka deklaruar votën e saj duke e mbajtur të fshehtë rreshtimin e saj partiak.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kylie Jenner shfaqet joshëse në setin e ri fotografik

S.B.

Si dukej Georgina para se të njihej me Cristiano Ronaldon

admin

Rita Ora duket senzacionale në imazhet e fundit, ndërsa promovon koleksionin e ri të këpucëve

admin

Nicole Scherzinger tregon fleksibilitet gjatë stërvitjeve në park

S.B.

Jonida Vokshi rrëfen emocionet që ka përjetuar gjatë lindjes së vajzës

admin

Luana Vjollca publikon imazhe ku thekson linjat trupore, tërheq vëmendjen e madhe

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...