Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Eliza Dushku mbledh fonde për amerikanët që po përballen me mungesë të ushqimit nga kriza pandemike

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, është vënë së fundmi në ndihmë të personave në nevojë.

Ajo është bashkuar me organizatën e famshme amerikane, “Feed America”, për të grumbulluar fonde për numrin e madh të njerëzve që sivjet u është paraqitur nevoja e ushqimit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Eliza u ka kërkuar fansave të saj aq sa mundem, duke i inkurajuar që asnjë shumë që shurohet nuk është e vogël.

“Ju lutemi ndihmoni në çfarëdo mënyre që të mundeni. Për ditëlindjen time të 40-të në 30 dhjetor 2020 le të rrisim në 40 mijë fondin për vëllezërit dhe motrat tona amerikane që po i humbasin të gjitha tani – e para dhe më e rëndësishmja: USHQIMI. ‘Feeding America’ po bën punën e mirë. Ata kanë nevojë për mbështetje dhe çdo donacion/asnjë shumë nuk është shumë e vogël. Ky nuk është ai që jemi për të parë miqtë dhe fqinjët tanë të uritur. Ju lutem bashkohuni me mua sot. Unë jam duke mbështetur ‘Feeding America’! Ju lutemi bashkohuni/dhuroni në çfarëdo mënyre që të mundni për të ndihmuar miqtë dhe fqinjët tanë në vështirësi sot”, ka shkruar Dushku.

Në të njëjtën kohë, aktorja me prejardhje shqiptare ka bashkëngjitur edhe linkun e organizatës ‘Feed America’, ku mund të bëhet dhurimi.

Eliza Dushku përndryshe ka kohë që nuk është shumë aktive në aktrim, pasi kaqenë më shumë e përkushtuar në jetën e saj private.

Postime të ngjashme

Vjen kënga kushtuar vendlindjes nga artisti Gjekë Dushaj

T E

Ditë zie për Flori Mumajesin, humb njeriun e afërt

S.B.

Anxhela Peristeri dhe Edona Llalloshi bëjnë ‘’xing’’ me veshjen e njëjtë

S.B.

Ardit Gjebrea fiton “betejën” me Covid-19, ja gjendja e tij shëndetësore

S.B.

Aktori i njohur francez, Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

S.B.

Travis Scott: Vajza është frymëzimi më i madh në jetën time

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...