Shkup, 23 korrik – Pas emërimit nga ana e Qeverisë në seancën e fundit për drejtor në Entin Shtetërorë për Pronësi Industriale, Eljesa Neziri sot ka pranuar detyrën.
Sot në hapësirat e Entit Shtetërorë për Pronësi Industriale, ish drejtori Blerim Idrizi ka bërë pranim dorëzimin e detyrës tek drejtori i ri Eljesa Neziri.
Ndërkohë që kujtojmë se drejtori i ri në Entin Shtetërorë për Pronësi Industriale vjen nga rradhët e Lëvizjes Demokratike të drejtuar nga Izet Mexhiti, dhe është djali i komandantit tashmë të ndjerë të UÇK-së, Ridvan Nezirit.