Elkann me kërkesë për Ronaldon: Mos shëno kundër Juventusit

Lapo Elkann ia ka kërkuar një favor mikut të tij, Cristiano Ronaldo, tash kur i është bashkuar Manchester Unitedit.

Elkann është kushëriri i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli dhe një nga trashëgimtarët e familjes, mirëpo nuk ka ndonjë rol specifik te klubi.

“Ronaldo është një mik, e ruaj pëlqimin dhe respektin për të dhe nuk ka dyshim se ekziston pendimi për largimin e tij, por e vërteta është se miqësia jonë mbetet e pandryshuar”.

“Mund të them se është një person i shkëlqyer, një njeri zemërgjerë dhe ka pasur një jetë të vështirë derisa është rritur. Ai mbetet mbreti i futbollit”

“Ia dërgoj një përqafim të madh dhe shpresoj të ketë sukses te Manchester Unitedi, por ia kërkoj vetëm një gjë: Mos shëno kundër Juventusit!”, ka thënë Elkann për Sky Sport Italia.

Related posts

White, Xhaka dhe Odegaard – ky është formacioni që ka ëndërruar Arteta pasi shpenzoi 170 milionë euro

D V

Chiellini: Të mendosh se Belgjika është vetëm Lukaku, është ofenduese për bashkëlojtarët e tij

D V

Guardiola konfirmon se do të largohet nga Manchester City: Më duhet pushim pas shtatë vitesh këtu

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More