Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Elon Musk i përgjigjet një kërkese nga një person që i kishte dërguar të njëjtin mesazh 154 herë

Një zhvillues i kërkoi biznesmenit leje për të krijuar një video-lojë në lidhje me SpaceX dhe më në fund mori një përgjigje nga Elon Musk.

Nuk ka dyshim që këmbëngulja paguhet.

Një krijues i lojërave video u nis për të tërhequr vëmendjen e Elon Musk dhe ai pati sukses!

Pas 154 përpjekjesh për të arritur drejtorin ekzekutiv të SpaceX përmes Twitter, programuesi entuziast mori një përgjigje.

Zhvilluesi i pavarur Lyubomir Vladimirov, premtoi t’i shënonte të njëjtin mesazh, biznesmenit, për një vit rresht, transmeton Telegrafi.

Synimi i tij ishte të kërkonte leje nga Musk për të zhvilluar një lojë të frymëzuar nga SpaceX, kompania e tij e eksplorimit të hapësirës.

“I dashur Elon. Unë jam një zhvillues lojërash dhe po bëj një lojë në lidhje me kolonizimin e Marsit me ju dhe SpaceX. Nëse mendoni se është e mirë, gjithçka që më duhet është një ‘vazhdo’ për të përdorur emrin dhe logot tuaja. Unë do ta postoj këtë çdo ditë për një vit ose derisa të marr një ‘po’ ose një ‘jo’. 154/365 ”, thuhet në postimin e krijuesit të lojërave video.

Pas 22 javësh insistim, CEO i Tesla më në fund e dëgjoi atë dhe i dha përgjigje kërkesës së Vladimirov.

“Ju mund të vidhni emrin/logot tona dhe ne ndoshta nuk do t’ju padisim”, u përgjigj CEO i Space nga llogaria e tij në Twitter.

Pasi mori përgjigjen e shumëpritur nga Elon Musk, djali premtoi se një pjesë e mirë e fitimeve të lojës video do të shkonte për SpaceX.

“Unë dua të jap 80% të fitimeve nga loja te SpaceX. Në atë mënyrë, loja jo vetëm që do t’i shërbejë qëllimit të rëndësishëm të argëtimit të njerëzve dhe zgjimit të interesit të tyre në Mars, por gjithashtu do të ndihmojë Elon Musk dhe SpaceX për ta arritur këtë”, shkruajti programuesi, i cili premtoi të tregonte më shumë përparim së shpejti.

Vladimirov ka treguar se ai nuk humbi kohë ndërsa priste lejen e Musk.

Në profilin e tij mund të gjeni disa video që tregojnë ndërfaqen e lojës.

Postime të ngjashme

AMD lëshon kartën e re grafike RX 6700 XT për të luajtur në 1440p

S.B.

Clubhouse merr konkurrencë: Instagram prezanton një mundësi të re interesante

S.B.

Sërish paditet Apple, iPhone qëllimisht po i vjetërson

S.B.

Pa USB-C: Ky mund të jetë lidhësi i ri i iPhone

S.B.

Çfarë mund të bëjë një TV që kushton 330 mijë euro?

S.B.

Në logon e re të Amazonit “panë” Adolf Hitlerin, gjiganti amerikan e ndryshoi shpejtë pas reagimeve të ashpra të përdoruesve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...