Elon Musk njofton krijimin e partisë së tij të re “Partia Amerikane”

nga Redaksia

Një ditë pasi pyeti ndjekësit e tij në X nëse duhet të krijohej një parti e re politike amerikane, Elon Musk tha të shtunën se “Partia Amerikane është formuar.”

Musk, njeriu më i pasur në botë dhe donatori më i madh politik i Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e 2024, pati një përçarje të hidhur me presidentin pasi udhëhoqi përpjekjet e republikanëve për të ulur shpenzimet dhe për të prerë vendet e punës federale si kreu i ashtuquajturit Departament i Efikasitetit të Qeverisë.

“Kur bëhet fjalë për falimentimin e vendit tonë me shpërdorime dhe korrupsion, ne jetojmë në një sistem me një parti, jo në një demokraci,” postoi Musk në X, platformën e mediave sociale që ai e zotëron.

Musk citoi një sondazh – i postuar në X të premten, Ditën e Pavarësisë së SHBA – në të cilin ai pyeste nëse respondentët “duan pavarësi nga sistemi dy-partiak (disa do të thonin sistemi një-partiak)” që ka dominuar politikën amerikane për rreth dy shekuj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More